Komisioneri Gajda priti Komisioneren e KiE-së, Mijatoviç
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda priti në takim znj.Dunja Mijatoviç, Komisioneren e të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Evropës, në vizitën e saj të parë në detyrën e re.
Komisioneri Gajda informoi komisioneren e KiE-së Mijatoviç për situatën e Diskriminimit në vend, rolin e zyrës së KMD për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe prioritet e mandatit të tij për të mbrojtur qytetarët nga çdo lloj diskriminimi.
Nga ana saj, Komisionerja Mijatoviç falenderoi për sintezën ...
Lexo më shumë
Tiranë. 18/05/2018 "Deklaratë për Shtyp"
Tiranë. 18/05/2018
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nisur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur brenda dhomave të sigurisë në Komisariatin e Korçës, ku shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, pjesëtar i komunitetit egjiptian, humbi jetën në rrethana ende të pazbardhuara inkurajon organet ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen me përparësi dhe të informojnë për ecurinë e saj.
Përfaqësues të Komunitetit egjyptian në Korçë kanë adresuar menjëherë shqetësimin tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimimi për pr ...
Lexo më shumë
Aspekte Të Aksesit në Shëndetësi dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi për Grupet Vulnerabël
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në aktivitetin mbi “Aspekte Të Aksesit në Shëndetësi dhe Mbrojtjes nga Diskriminimi për Grupet Vulnerabël”, të organizuar nga Civil Rights Defenders Albania, me mbështetjen e Qeverisë së Suedisë.
Komisioneri Gajda në fjalën e tij vuri në dukje aspekte të aksesit në shërbimin shëndetësor parësor dhe të specializuar, nevojën për përfshirje sa më të gjërë të organizatave që mbrojnë të drejtat e pacientëve në politikat e ...
Lexo më shumë
Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë
Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda mori pjesë në ecjen vjetore me biçikleta në Tiranë.
Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë.
...
Lexo më shumë
Zhvillimi i efektivitetit të sistemit shqiptar të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut dhe Anti-Diskriminimit!
Nga data 7 deri në 9 maj u zhvillua në Bruksel, Belgjikë, një vizitë studimore e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), përfaqësues të Avokatit të Popullit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Gjatë vizitës Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z. Robert Gajda dhe delegacion shqiptar pati mundësinë të takoheshin me:
– Avokatin e Popullit të BE
– Avokati Federal të Belgjikës
– Komisioni Evropian, Drejtoria e Përgjithshme e Drejtësisë, N ...
Lexo më shumë
Ditët e Hapura kundër diskriminimit në Gjirokastër
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës kundër diskriminimit, organizoi takimin e fundit të nismës “Ditët e Hapura kundër diskriminimit” në Gjirokastër.
Për të përcjellë mesazhin “Jo Diskriminimit dhe Po Barazisë” u zhvillua një ndeshje volejbolli mes nxënësve, mësuesve të shkollave të mesme dhe përfaqësues të institucioneve publike.
I pranishëm në aktivitet ishte z. Claus Neukirch, Kr ...
Lexo më shumë
Ditët e Hapura kundër diskriminimit në Korçë
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës kundër diskriminimit, organizoi takimin e radhës të nismës
“Ditët e Hapura kundër diskriminimit” në Korçë.
Në formën e një maratonë ndërgjegjësuese për t’iu bashkuar nismës “Jo Diskriminimit dhe Pro Barazisë” morën pjesë në një vrapim nxënës të shkollave të mesme dhe përfaqësues të institucioneve publike.
I pranishëm në aktivitet ishte z. C ...
Lexo më shumë
Punësimi i romëve dhe egjyptianëve përmes programit të nxitjes së punësimit
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimin me temë: “Punësimi i romëve dhe egjyptianëve përmes programit të nxitjes së punësimit”, të organizuar nga Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome dhe mbështetjen e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (OFSA), ku morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zyrës së Punës Elbasan, Inspektoriati Shtetëror i Punës, Inpektoriati i Punës në Elbasan.
Në këtë takim u diskutua në lidhje me ofertat e punës, efektivite ...
Lexo më shumë