RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisioneri

Komisioneri

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me Vendimin Nr. 33, datë 22.04.2010, “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi” zgjodhi zonjën Irma Baraku në këtë detyrë.

E lindur në Shkodër më 15.09.1969, ajo është diplomuar si punonjës i filozofisë në Fakultetin e Filozofi-Sociologji-së pranë Universitetit të Tiranës dhe më pas si juriste në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës ”Luigj Gurakuqi”. Znj. Baraku ka përfunduar studimet Master në të Drejtën Publike në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë dhe studimet e thelluara pasuniversitare për Filozofi, në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës.

Znj. Baraku ka punuar për 18 vjet si Pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin "Luigj Gurakuqi" në Shkodër. Ajo është angazhuar vazhdimisht në aktivitete e projekte që kanë synuar promovimin dhe rritjen e nivelit të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut.