RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

26.11.2015.Takim i Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi me kolegė nga Rusia Shqipėria dhe Kosova

26.11.2015.Takim i Komisionerit per Mbrojtjen nga Diskriminimi me kolegė nga Rusia Shqipėria dhe Kosova

Më datë 26.11.2015 ora 12:00,  Znj. Irma Baraku Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, priti në ambjentet e këtij institucioni  një  grup kolegësh nga Rusia, Shqipëria e Kosova. Ky takim u organizua  në bashkëpunim me Civil Rights Defenders  në kuader të vizitës studimore  për  të shkëmbyer përvojat e punës në garantimin e barazisë  dhe mbrojtjen nga diskriminimi.

Gjatë takimit u  prezantua Ligjit  Nr .10 221,“ Për Mbrojtjen nga Diskriminimi ” dhe eksperiencën e institucionit gjatë këtyre pesë vjetëve.  Kolegët  morën  një informacion të përmbledhur në lidhje me kompetencat e Komisionerit , studimeve e monitorimeve, rekomandimeve  legjislative, proçeseve gjyqësore, format e realizimit të ankesës, formulari i ankimit, ankesa online, tipologjia e ankesave dhe vendimet e Komisionerit .

Znj. Vilfrida Bushati, Drejtore e Drejtorisë së Hetim –Inspektimit,  shpjegoi në mënyrë të detajuar proçedurat e ankesave dhe trajtimit të rasteve të diskriminimit, shkeljet e pretenduara duke dhenë shembuj të rasteve të shqyrtuara nga KMD.

Znj. Irida Troshani, Përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhenieve me Publikun shpjegoi mënyrën e  pritjes së ankesave dhe rrugët për bërjen e ankesave në sektorin e marrëdhenieve  me publikun.