RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

19 Mars 2013. Tryezė e rrumbullakėt me temė: - Diskriminimi Racial dhe sfidat e zbatimit tė ligjit “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi”

19 Mars 2013. Tryezė e rrumbullakėt me temė: - Diskriminimi Racial dhe sfidat e zbatimit tė ligjit “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi”

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racial, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi organizoi tryezën e rrumbullakët me temë: - Diskriminimi Racial dhe sfidat e zbatimit të ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Takimi kishte për qëllim të tërheqë vëmendjen e institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave ndaj së drejtës së personave te komunitetit rom dhe egjiptian, për të marrë në mënyrë të përshtatshme shërbimet në edukim, punësim dhe të mira e shërbime. 
Komisioneria për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku, në fjalën e saj u ndal në problematikat e komunitetit rom dhe egjiptian të evidentuara gjatë vitit 2012 në aktivitetin e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe disa nga rekomandimet që synojnë përmirësimin e situatës së këtij komuniteti. 
Znj. Mirjeta Ramizi, ODIHR, Koordinatore e Projektit “Praktikat më të mira për integrimin e romëve në Ballkanin Perëndimor”, foli për synimin që ka ky projekt në përdorimin e praktikave ekzistuese me sa më shumë efikasitet.  Me pas vijoi Znj. Marie Korriku,  Drejtoresha e Shkollës “Bajram Curri”, u kërkoi bashkëpunim shoqatave që të kontribuojnë në uljen e rasteve të braktisjes së shkollës nga fëmijët e këtij komuniteti. 
Përfaqësuesit e Shoqatave që në fokus të punës së tyre kanë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian shprehën problematikat e hasura dhe sjelljet diskriminuese ndaj komunitetit. 
Si rrjedhojë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm u realizua dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Komisionerit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqatave. 

  
•    Qendra e Gruas Rome për Zhvillim 
•    Qendra për të Drejtat e Gruas Rome 
•    Shoqata Rome për Integrim 
•    Shoqata Sfinksi 
•    Shoqata Amaro-Drom 
•    Shoqata Rromani Baxt- Shqipëri 
•    Shoqata Disutni Albani 
•    Shoqata Rromano Kham 
•    Shoqata Roma Active Albania 
•    Shoqata Nefreta 
  



Sektori i Marrëdhënieve me Publikun