RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Takim i Komisioneres pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi me Studentėt e Drejtesisė nė UET

Takim i Komisioneres pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi me Studentėt e Drejtesisė nė UET

 

    Mė datė 24 prill 2012, Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi Znj. Irma Baraku zhvilloi njė leksion tė hapur me studentėt e Drejtėsisė nė Universitetin Europian tė Tiranės ku ėshtė folur pėr situatėn aktuale nė vend lidhur me diskriminimin. Pas hyrjes nė fuqi tė ligjit ndaj diskriminimit nė maj tė 2010-ės, qytetarėt shqiptarė qė bėhen viktima tė sjelljeve diskriminuese mund tė ankohen nė zyrėn e Komisionerit pėr mbrojtjen nga Diskriminimi, institucion qė ka pėr qėllim rivendosjen e sė drejtės sė mohuar.

    Komisionerja u shpreh se pas paraqitjes sė ankesės, zyra e merr atė nė shqyrtim duke ndjekur tė gjithė hapat proēedurialė, pėr tė vendosur nė fund nėse subjekti apo grupi i subjekteve ka qenė viktimė e sjelljes diskriminuese. “Ligji i jep mundėsinė institucionit qė tė kėrkojė informacione nga tė gjitha institucionet dhe subjektet private”, - pohoi Baraku, duke shtuar se ky institucion ka tė drejtėn e dhėnė prej ligjit tė hetojė edhe subjektet private. Madje, ēdo i punėsuar pranė njė kompanie private ėshtė i lirė tė ankohet nėse e gjen veten viktimė tė diskriminimit nga punėdhėnėsi. 

 Nė rastet kur ka sjellje diskriminuese, ligji nuk ka karakter represiv, pasi thelbi ėshtė rivendosja e sė drejtės sė individit. Qė do tė thotė se hapi i parė ėshtė dhėnia e rekomandimit qė synon rivendosjen e sė drejtės. Nė rast se nuk zbatohet, ligji parashikon mundėsinė e dhėnies sė sanksioneve, qė vijojnė nga gjoba deri tek heqja e liēencės sė aktivitetit –pėr subjektet private. Nėse brenda 7 ditėve ky rekomandim zbatohet, sanksioni anulohet”, -sqaroi para studentėve tė Drejtėsisė nė UET, Znj. Irma Baraku. 

Gjatė aktivitetit u shperndanė dhe disa materiale tė botuara nga institucioni i Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, si broshurė mbi ligjin, formulari i ankesės dhe broshurė informative mbi ligjin “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” nė fushėn arsimit (pėr sistemin arsimor parauniversitar).