RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

MES LIRISĖ SĖ SHPREHJES DHE “GJUHĖS SĖ URREJTJES”

MES LIRISĖ SĖ SHPREHJES DHE “GJUHĖS SĖ URREJTJES”

Tė nderuar zotėrinj Ambasadorė,

Tė nderuara zonja Deputete,

E nderuar znj.Kodra,

I nderuar Z. Totozani,

Tė nderuar organizatorė dhe pjesmarrės,

  Duke ndjekur debatin e kohėve tė fundit mbi tė drejtat e komunitetit LGBT, mendova tė reflektoj disa ide mbi lirinė e shprehjes dhe kufijve deri ku mund ta ushtrojmė atė. Shoqėria demokratike ėshtė e lidhur ngushtė me respektimin e tė drejtave themelore tė njeriut, aq sa ėshtė kristalizuar idea se “Demokracia dhe liria e shprehjes kanė bashkėjetuar gjatė dhe nuk mund tė ekzistojnė tė ndara”. Pėr mė tepėr, pavarėsisht se nė ē’ formė realizohet liria e shprehjes, ajo nuk mund tė trajtohet ndryshe veē si e drejtė themelore e njeriut. Nė kėtė kėndvėshtim dėshiroj tė theksoj dy aspekte tė saj:

  Sė pari, trajtimin e lirisė sė shprehjes si mjet i realizimit shpirtėror dhe intelektual tė individit, lirisė personale dhe tė drejtės sė individit pėr tė realizuar personalitetin e vet. Nė kėtė aspekt njė individ, pjesėtar i komunitetit LGBT gėzon ēdo tė drejtė themelore qė Kushtetuta i njeh ēdo individi: si liria e mendimit, e shprehjes, e organizimit dhe tubimit. Mė tej kėsaj, me njė ligj tė veēantė “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” ėshtė garantuar mbrojtja e tė drejtave themelore tė ēdo individi nga sjelljet diskriminuese edhe pėr shkak tė orientimit seksual.