RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbėshtetjen e Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillimin (UNDP), zhvilloi Ditė tė Hapura takimesh me autoritetet vendore dhe qytetarėt e Durrėsit

Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbėshtetjen e Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillimin (UNDP), zhvilloi Ditė tė Hapura takimesh me autoritetet vendore dhe qytetarėt e Durrėsit

Durrės - Lezhė, 24 - 25 shtator 2012 - Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbėshtetjen e Programit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Zhvillimin (UNDP), zhvilloi Ditė tė Hapura takimesh me autoritetet vendore dhe qytetarėt e Durrėsit dhe Lezhės pėr t’i informuar ata pėr tė drejtat qė u burojnė nga Ligji pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gra e burra, tė moshuar, tė rinj e tė reja, persona me aftėsi tė kufizuara, pjesėtarė tė komuniteteve rome dhe egjiptiane nga kėto dy qytete u takuan me Komisioneren Irma Baraku pėr tė dėgjuar shpjegimet e saj dhe tė ekspertėve qė e shoqėronin lidhur me format e ndryshme qė mund tė marrė diskriminimi pėr njerėz tė ndryshėm, pėrfshi edhe diskriminimin gjinor.
Nė takime u diskutua edhe rreth mbėshtetjes qė Komisionerja Baraku mund tė ofrojė pėr qytetarėt qė kanė pėsuar diskriminim, si dhe se si mund t’i drejtohet ēdo qytetar e qytetare institucionit tė Komisioneres pėr tė kėrkuar dhe vėnė nė vend tė drejtat e veta tė shkelura.
“Jam sot kėtu, - tha Komisionerja Baraku nė Durrės nė takimin e zhvilluar nė mjediset e qendrės komunitare “Sor pėr tė ardhmen”, - pėr t’ju thėnė se dera jonė ėshtė e hapur pėr ju. Mbrojtja nga diskriminimi nuk ėshtė thjesht njė e drejtė individuale, por edhe njė detyrim i organizmave shtetėrore dhe i tė gjitha palėve tė interesuara pėr tė kontribuar nė fushėn e mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut.”
Nė kėto bashkėbisedime tė hapura mes Komisioneres dhe qytetarėve tė Durrėsit dhe Lezhės, ata patėn mundėsi tė bėjnė pyetje lidhur me diskriminimin, tė njihen mė mirė me tė drejtat e tyre si dhe tė marrin njė kėshillim tė drejtpėrdrejtė pėr tė pėrpiluar dhe paraqitur ankesa nė rast diskriminimi.
Me mbėshtetjen e UNDP-sė, Komisionerja Baraku dhe Kryetarėt e Bashkive tė Durrėsit dhe Lezhės, respektivisht z.Vangjush Dako dhe z.Viktor Tushaj, nėnshkruan edhe marrėveshjet e bashkėpunimit pėr njė zbatim mė tė mirė tė Ligjit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe lehtėsimin e punės sė institucionit tė Komisioneres nė nivel vendor.
Dita e Hapur kundėr diskriminimit, zhvilluar nė qytetet e Durrėsit dhe Lezhės, ishte takimi i radhės nė kuadėr tė njė turi kombėtar qė Komisionerja ka ndėrmarrė pėr ta bėrė tė njohur kėtė institucion tė rėndėsishėm pėr mbrojtjen nga diskriminimi nė ēdo cep tė Shqipėrisė.
Zyra e Komisioneres pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi ėshtė ngritur nė vitin 2010 dhe ėshtė thellėsisht e angazhuar nė rritjen e ndjeshme tė ndėrgjegjėsimit tė qytetarėve si dhe tė pėrfaqėsuesve tė administratės publike lidhur me mundėsitė qė ofron Ligji pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ēdo grua ose burrė, si dhe OJF-tė qė pėrfaqėsojnė grupe qytetarėsh qė janė diskriminuar pėr shkak tė gjinisė, ose pėr ēdo shkak tjetėr, ka tė drejtė tė bėjė ankesė tek Komisionerja, pavarėsisht nėse shkelja ėshtė bėrė nga nėpunės shtetėrorė apo nga individė a kompani private. Ajo ofron njė shėrbim tė shpejtė, efektiv dhe mbi tė gjitha pa asnjė pagesė. Me njė status tė pavarur, Komisionerja pėrfaqėson interesat e qytetarėve duke i pėrkrahur ata nė pėrballjen me diskriminimin.