RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqata e Njerėzve qė nuk Dėgjojnė nė Shqipėri(ANAD) organizojnė Konferencėn : “ Edukimi dy-gjuhėsor njė e drejtė e njeriut, jo njė privilegj”

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqata e Njerėzve qė nuk Dėgjojnė nė Shqipėri(ANAD) organizojnė Konferencėn : “ Edukimi dy-gjuhėsor njė e drejtė e njeriut, jo njė privilegj”

Me datė 27.09.2012, nė ambjentet e Hotel Tirana International, u mbajt Konferenca me temė: “Edukimi dy-gjuhėsor njė e drejtė e njeriut, jo njė privilegj”, organizuar nga Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqata e Njerėzve qė nuk Dėgjojnė nė Shqipėri, nė kuadėr tė Javės Ndėrkombėtare tė Njerėzve qė nuk Dėgjojnė.
Qėllimi i  kėsaj Konference ishte tė diskutohej mbi edukimin dy-gjuhėsor, si dhe tė tėrhiqte vėmendjen e institucioneve, shoqėrisė civile dhe mediave ndaj sė drejtės sė personave qė nuk dėgjojnė, pėr tė marrė nė mėnyrė tė pėrshtatshme shėrbimet nė edukim, punėsim dhe tė mira e shėrbime.

Punimet e Konferencės i pėrshėndetėn:

Z. Eduart Ajazi, Kryetar i ANAD, Znj. Irma Baraku, Komisionere pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Spiro Ksera, Ministėr i Punės, Cėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta Z.Halit Shamata, zv/Ministėr i Arsimit dhe Shkencės, Znj.Anila Nepravishta, Komisionere/Avokati i Popullit si dhe Znj. Yesim m. Kaya, Drejtoreshė e UNDP-sė.
Nė fjalėn e saj Komisioneria, foli mbi garancitė ligjore dhe institucionale pėr mbrojtjen nga diskriminimi pėr personat qė nuk dėgjojnė.
Mbi rolin e Avokatit tė Popullit nė promovimin e tė drejtave peersonave qė nuk dėgjojnė, foli z. Alket Jaupi, Ndihmės/Komisioner i Av./Popullit. Mė tej, Znj. Ilda Bozo, pėrfaqėsueses e Ministrisė sė Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta, u ndal nė mbrojtjen dhe respektimin e tė drejtave tė personave qė nuk dėgjojnė, nė fokus tė legjislacionit tė ri mbi PAK. Drejtoresha e Institutit tė Zhvillimit tė Arsimit nė MASH, znj. Tidita Abdurrahmani, nė fjalėn e saj iu referua legjislacionit mbi arsimin dhe realizimin pėrmes tij tė sė drejtės pėr t’u arsimuar pėr personat qė nuk dėgjojnė. Gjithashtu, nė fjalėn e tij z. Florian Rojba, Koordinator i pėrgjithshėm i ANAD, diskutoi rreth domosdoshmėrisė sė edukimit tė njerėzvė qė nuk dėgjojnė nėpėrmjet gjuhės sė shenjave.Po kėshtu, znj.Lindita Kalimi, Drejtoreshė e Institutit tė Nxėnėsve qė nuk Dėgjojnė, u ndal nė rėndėsinė e integrimit dhe gjithėpėrfshirjes nė arsim tė fėmijėve qė nuk dėgjojnė, parė dhe nė njė vėshtrim krahasues. Ndėrsa, Znj. Balbona Sulēe, foli mbi aksesin nė informacion dhe rolin e medias. Znj.Sidita Fortuzi, pėrfaqėsuese e Fondacionit Shqiptar pėr tė Drejtat e Pesonave me Aftėsi tė Kufizuara, u fokusua nė udhėzuesin mbi pėrshtatjen e arsyeshme.
Nė pėrfundim tė Konferencės diskutuan anėtarė tė organizatės ANAD, ku u shtruan problematikat e hasura prej tyre si dhe  u theksua domosdoshmėria e edukimit tė personave  qė nuk dėgjojnė nėpėrmjet gjuhės sė shenjave.

 

 
                                                                                   Zyra e Marrėdhėnieve me Publikun