RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi znj Irma Baraku zhvilloi sot njė takim informues me gazetarėt

Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi znj Irma Baraku zhvilloi sot njė takim informues me gazetarėt

Tiranė, 15 tetor 2012 – Komisionerja pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi znj Irma Baraku zhvilloi sot njė takim informues me gazetarėt me qėllim vendosjen e njė komunikimi tė vazhdueshėm me median si partnere e rėndėsishme nė luftėn kundėr diskriminimit.
“Unė desha te theksoj se zyra e Komisioneres pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi e konsideron median dhe rolin e saj si tė pazėvendėsueshėm nė pėrpjekjen tonė tė pėrbashkėt pėr  rritjen e ndėrgjegjėsimit rreth ēėshtjeve tė diskriminimit dhe mėnyrave pėr t’i trajtuar e zgjidhur ato”,- tha Komisionerja Baraku.
Gazetarė tė mediave tė ndryshme, tė pranishėm nė takim, pėrfituan nga rasti pėr tė njohur mė nga afėr rezultatet e punės sė Kommisoneres si edhe disktuan gjerėsisht rreth kuadrit ligjor mbi diskriminimin, cėshtjeve tė barazisė gjinore e tė drejtave tė njeriut nė pėrgjithėsi.
Ky takim i organizuar nga Komisonerja Baraku u mbėshtet nga Programi i Barazisė Gjinore dhe kundėr Dhunės me Bazė Gjinore tė UNDP-sė nė Shqipėri.
Zyra e Komisioneres pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi ėshtė ngritur nė vitin 2010 dhe ėshtė thellėsisht e angazhuar nė rritjen e ndjeshme tė ndėrgjegjėsimit tė qytetarėve si dhe tė pėrfaqėsuesve tė administratės publike lidhur me mundėsitė qė ofron Ligji pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ēdo grua ose burrė, si dhe OJF-tė qė pėrfaqėsojnė grupe qytetarėsh qė janė diskriminuar pėr shkak tė gjinisė, ose pėr ēdo shkak tjetėr, ka tė drejtė tė bėjė ankesė tek Komisionerja, pavarėsisht nėse shkelja ėshtė bėrė nga nėpunės shtetėrorė apo nga individė a kompani private. Ajo ofron njė shėrbim tė shpejtė, efektiv dhe mbi tė gjitha pa asnjė pagesė. Me njė status tė pavarur, Komisionerja pėrfaqėson interesat e qytetarėve duke i pėrkrahur ata nė pėrballjen me diskriminimin.

 

 SEKTORI I MARRĖDHĖNJEVE ME PUBLIKUN