RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi merr pjesė nė Konferencėn e Parė Kombėtare “Arsimi gjithpėrfshirės pėr fėmijėt e verbėr tė Shqipėrisė”.

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi merr pjesė nė Konferencėn e Parė Kombėtare “Arsimi gjithpėrfshirės pėr fėmijėt e verbėr tė Shqipėrisė”.



  Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi merr pjesė nė Konferencėn e Parė Kombėtare “Arsimi gjithpėrfshirės pėr fėmijėt e verbėr tė Shqipėrisė”. Nė fjalėn e saj Znj. Baraku u perqėndrua nė rolin e institucionit  tė Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi nė fushėn e arsimit si njė mjet i rėndėsishėm pėr tė realizuar gjithpėrfshirjen e fėmijėve tė verbėr nė arsim:
  E drejta pėr arsimim ėshtė njė e drejtė bazė pėr tė pasur njė tė ardhme tė sigurt pėr ēdo shoqėri. Ajo duhet tė gėzohet nė barazi dhe tė mbrohet nga ēdo formė e diskriminimit gjatė ushtrimit tė saj. Legjislacioni pėr arsimin e parashikon kėtė tė drejtė dhe shkon nė tė njėjtė linjė me mbrojtjen qė ofron ligji “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” pėrsa i takon shkaqeve pėr tė cilat mbrohet e drejta pėr tu arsimuar. Aftėsia e kufizuar ėshtė njė ndėr shkaqet pėr tė cilat garanton mbrojtje ky ligj.
  Integrimi i fėmijėve me aftėsi tė kufizuara ėshtė qėllimi pėr tė cilin mbrojtja nga diskriminimi lidhet me disa aspekte tė rėndėsishme siē janė: pėrmbajtja e parimeve dhe kritereve tė veprimtarisė arsimore, duke pėrfshirė programet mėsimore dhe metodat e mėsimdhėnies;  trajtimin e studentėve ose nxėnėsve, duke pėrfshirė pranimin, vlerėsimin, zbatimin e masave disiplinore ose pėrjashtimin e tyre. Ka rėndėsi tė veēantė pėr tematikėn qė sot diskutojmė  parashikimi se“ndalohet t'i refuzohet njė personi ose njė grupi personash pranimi nė njė institucion arsimor publik, pėr shkaqet e pėrmendura nė nenin 1 tė kėtij ligji”.
  Duke vlerėsuar maksimalisht rėndėsinė e ushtrimit tė kėsaj tė drejte jo vetėm si njė e drejtė individuale, por edhe si njė e drejtė pozitive e cila kėrkon domosdoshmėrisht ndėrhyrjen e shtetit nė sigurimin e kushteve tė pėrshtatshme pėr realizimin e saj, konsiderojmė si deēizive kėtė impenjim nė raport me fėmijėt me aftėsi tė kufizuara. Pėrpjekjet pėr tė pėrshpejtuar barazinė nė arsim kėrkojnė marrjen e masave tė pėrkohshme nė shėrbim tė zvoglimit tė diferencave. Ky ligj i ka mirpėrcaktuar detyrimet e institucioneve pėrkatėse (Kėshillit tė Ministrave dhe Ministrit tė Arsimit dhe tė Shkencės)pėr marrjen e masave pozitive pėr tė luftuar diskriminimin nė arsim. Ka njė ligj pėr arsimin parauniversitar dhe njė sėrė VKM, urdhėra e udhėzime tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės qė parashikojnė masa pozitive nė kėtė aspekt. Pėrveē rritjes sė ndėrgjegjėsimit pėr  ligjin “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” nė sistemin arsimor( tjera duke pėrfshirė informacion pėr tė nė programet mėsimore apo pėrmes pėrfshirjes nė programet mėsimore tė koncepteve dhe veprimeve kundėr modeleve tė sjelljes diskriminuese),do tė theksoja parashikimin shprehimisht tė detyrimeve pėr masa qė synojnė arsimimin e tė gjithė popullsisė, por nė mėnyrė tė veēantė, tė grave dhe vajzave, pakicave, personave me aftėsi tė kufizuar, si dhe personave qė janė, ose kanė mė shumė mundėsi tė jenė objekt i diskriminimit.
  Po aq rėndėsi ka detyrimi pėr  respektimin dhe sigurimin e sė drejtės pėr arsimim nė mėnyrat e pėrshtatshme pėr persona me aftėsi tė kufizuar.
Nė pėrshtatje me parimin e gjithėpėrfshirjes sė nxėnėsve legjislacioni mbi arsimin synohet  qė ēdo  nxėnėsi t'i sigurohet e drejta pėr arsimim cilėsor, si dhe shanse tė barabarta pėr arsimim duke parashikuar pėrkujdesje tė veēantė edhe pėr personat me aftėsi tė kufizuara.
  Parashikimi nė njė kre tė veēantė tė rregullimit ligjor tė sė drejtės pėr arsim pėr fėmijėt me aftėsi tė kufizuara  ėshtė njė hap pozitiv qė duhet shoqėruar me njė sėrė masash tė tjera qė do tė krijonin kushtet pėr zbatimin e tij si:
  Hartimi dhe miratimi i akteve nėnligjore qė do ta rregullonte nė mėnyrė specifike dhe tė hollėsishme duke i hapur rrugė realizimit tė kėsaj tė drejte.
  Masa pėr pėrshtatjen e infrastrukturės qė bėn realisht tė mundur arsimin dhe edukimin e fėmijėve me aftėsi tė kufizuar nė sistemin e zakonshėm tė edukimit.
  Pėrgatitjen e materialeve tė studimit nė formėn e pėrshtatshme sipas aftėsisė sė kufizuar tė fėmijėve.( Nxėnėsve, qė nuk dėgjojnė e nuk flasin, u garantohet e drejta e komunikimit nė gjuhėn e shenjave, ndėrsa atyre qė nuk shikojnė, pėrdorimi i shkrimit Brail). Institucioni ynė nė zbatim tė kompetetncave tė tij ka dėrguar njė rekomandim pėr Ministrinė e Arsimit pėr hartimin e njė VKM nė zbatim tė nenit 18 tė ligjit “Pėr mbrojtjen  nga diskriminimi”, ku ndėr tė tjera rekomandon edhe parashikimin e mėsipėrm.
  Trajnimit tė vazhdueshėm tė stafit mėsimor pėr tė mbėshtetur fėmijėt gjatė procesit tė edukimit.
  Puna me prindėrit pėr tė rritur ndėrgjegjėsimin e tyre mbi pėrfshirjen e fėmijėve nė kėtė proces.Legjislacioni mbi arsimin parshikon njė rol vendimtar tė prindėrve nė hartimin e programeve tė personalizuara qė do tė realizonin integrimin e fėmijėve tė tyre nė sistemin e zakonshėm bazė arsimor.

 

Ju faleminderit!