RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

13 shkurt 2013. Lushnje. Aktivitet i Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi nė Bashkinė Lushnje

13 shkurt 2013. Lushnje. Aktivitet i Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi nė Bashkinė Lushnje

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi  nė kuadrin e fushatės pėr promovimin e tė drejtave tė njeriut me mbėshtetjen e projektit ‘Praktikat mė tė Mira pėr Integrimin e Romėve’, i zbatuar nga Zyra e OSBE-sė pėr Institucionet Demokratike dhe tė Drejtat e Njeriut organizoi me 13 shkurt 2013, njė aktivitet tė zgjeruar nė Bashkinė Lushnje.

Fillimisht u nėnshkrua njė marrėveshje bashkėpunimi mes Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Kryetarit tė Bashkisė Lushnje. Nė takimin e organizuar nė ambjentet e Bashkisė u pėrcaktua edhe njė pikė kontakti vendor si pjesė e njė sistemi referimi pėr forcimin e luftės kundėr diskriminimit. Kėshtu krijohen lehtėsirat e nevojshme pėr tė mundėsuar komunikimin mes dy institucioneve dhe komunitetit nė Bashkinė Lushnje.

Mė pas u organizua njė takim i gjerė me komunitetin nė kuadrin e “Ditėve tė Hapura” qė zyra e KMD-sė po realizon nė bashki dhe komuna tė ndryshme tė Shqipėrisė. Gjatė takimit, znj. Baraku informoi tė pranishmit mbi ligjin dhe kompetencat e institucionit. Gjithashtu u qartėsuan pėr komunitetin rrugėt dhe mėnyrat pėr tė sjellė Ankesat dhe shqetėsimet pranė kėtij institucioni.  Specialistėt e zyrės  morėn ankesat e qytetarėve tė pranishėm.


Seksioni i Marrėdhėnjeve me Publikun