RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

4 Mars 2013.Takim i Kryetarit tė Bashkisė Elbasan me Pėrfaqėsues te Ambasadės Pink/LGBT Pro

4 Mars 2013.Takim i Kryetarit tė Bashkisė Elbasan me Pėrfaqėsues te Ambasadės Pink/LGBT Pro

Me datėn 4 Mars 2013 pranė Bashkisė Elbasan u zhvillua njė takim mes kryetarit tė Bashkisė Z. Qazim Sejdini dhe njė grupi pėrfaqėsues tė Ambasadės PINK / LGBT Pro Shqipёri. Pjesėmarrės nė takim ishte dhe njė pėrfaqėsues nga Zyra e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi nė vijim tė njė bashkėpunimi mes Ambasadėn PINK / LGBT Pro Shqipёri dhe KMD-sė.
Z. Altin Hazizaj, Ambasador i Ambasadės Pink falenderoi Z. Sejdini pёr mikpritjen duke thyer kёshtu kufijtё e kryeqytetit dhe duke i dhёnё mundёsi komunitetit LGBT tё kёsaj zone tё Shqipёrisё tё ndihen tё vlerёsuar dhe tё mirёpritur nga Bashkia e tyre.
Z. Qazim Sejdini nga ana e tij, pёrkrah falenderimeve dhe urimeve pёr punёn kurajoze dhe tё vёshtirё tё komunitetit LGBT duke marrё parasysh rolin e Tiranёs si njё vend nga burojnё reforma dhe ndryshime shumё tё rёndёsishme pёr vendin, vuri nё dukje edhe sfidat me mentalitetin dhe diskriminimin, sidomos nё mjedise ku ēёshtja LGBT nuk ka mundur tё njihet e diskutohet mё parё.
Specialistja nga Zyra e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Amarda Ēoku, vlerёsoi mbёshtetjen e Bashkisё sё Elbasanit nё luftёn kundёr diskriminimit duke punuar pёr tё luftuar paragjykimet ndaj tё gjitha grupeve tё diskriminuara dhe margjinalizuara nё vend.
Tė pranishmit vunė theksin qё gradualisht personat LGBT, pavarёsisht ku jetojnё duhet tё kenё ndihmёn dhe mbёshtetjen e institucioneve ashtu si ēdo qytetar tjetёr i kёtij vendi.

                                
Zyra e Marrėdhėnieve me Publikun