RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

8. 03. 2013. Deklaratė pėr shtyp nė ditėn e 8 Marsit

8. 03. 2013. Deklaratė pėr shtyp nė ditėn e 8 Marsit

Duke iu bashkuar urimeve pa fund tė kėsaj dite, dėshiroj t’i uroj tė gjitha gratė Gėzuar 8 Marsin, ditėn e festės pėr ngadhėnjimin e forcės dhe vitalitetit tė saj, ditėn e protestės pėr ēdo shfaqje tė padrejtėsive dhe pabarazisė ndaj saj.
Ju jeni ato qė i jepni jetėn ēdo kombi, shtyllat qė mbani nė kėmbė familjet, ato qė i pėrkushtoheni mbarėvajtjes sė punėve tė kėtij vendi dhe meritoni nderimin pa fund tė fėmijėve, bashkėshortėve dhe kolegėve tuaj.
Ju jeni ato qė sot mund tė krenoheni pėr hapat e zhvillimit qė keni arritur. Pėrfshirja nė jetėn publike ka bėrė tė mundur  realizimin e tė drejtave tė grave nė pėrgjithėsi, pėrmes kontributit nė vendimarrje pėr tė pėrmirėsuar legjislacionin ekzistues, pėr tė hartuar politika nė favor tė realizimit tė barazisė gjinore nė fusha tė ndryshme si: edukim, punėsim apo shėrbimet qė ofrohen.
Duke shprehur impenjimin e vazhdueshėm tė institucionit tė Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi pėr tė trajtuar me pėrparėsi sjelljet diskriminuese dhe nė veēanti atė me bazė gjinore vlerėsojmė se ka rėndėsi tė veēantė:
Marrja e masave pozitive qė synojnė vendosjen e barazisė faktike mes burrave dhe grave jo vetėm nė pėrfaqėsimin politik, por nė ēdo aspekt tė vendimarrjes.
Lufta kundėr dhunės ndaj grave dhe nė familje si shfaqje ekstreme e diskriminimit.Trajtimi i dhunės ndaj grave dhe nė familje kėrkon njė zbatim rigoroz tė ligjit dhe ofrim tė shėrbimit bazuar nė standarte ndaj viktimave tė dhunės, duke kėrkuar funksionimin e plotė tė mekanizmit tė referimit tė dhunės.
Mbrojtja nga diskriminimi gjinor nė sektorin ekonomik pėrmes ndėrgjegjėsimit tė komunitetit tė grave dhe punėdhėnėsve mbi detyrimin pėr trajtimin e barabartė dhe mosdiskriminues nė marrėdhėniet e punės nė mėnyrė qė tė realizohet fuqizimi ekonomik i gruas.
Pėrpjekjet pėr barazi janė tė vazhdueshme dhe po njohin njė angazhim kolosal tė vetė grave, por edhe tė organizatave ndėrkombėtare qė barazinė gjinore e kanė bėrthamėn e agjendave tė tyre nė funksion tė mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut. Le t’i bashkohemi tė gjithė si individė, familje, institucione dhe shoqėri nė tėrėsi kėtij koalicioni mbarėbotėror.

                 Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi