RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

23.04.2013. Aktivitet i Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi nė Bashkinė Elbasan

23.04.2013. Aktivitet i Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi nė Bashkinė Elbasan

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi  nė kuadrin e fushatės sė ndėrgjegjėsimit tė shoqėrisė me Ligjin “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi” dhe veprimtarinė e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi organizoi me 23.04.2013 njė aktivitet tė zgjeruar nė Bashkinė Elbasan.
Nė takimin me Kryetarin e Bashkisė Elbasan, z. Sejdini, u rikonfirmua bashkėpunimi i deritanishėm mes dy institucioneve. Z.Sejdini informoi pėrfaqėsuesit e Zyrės sė  Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi mbi programet e bashkisė pėr mbėshtetjen e integrimit tė grupeve vulnerabėl.
Znj. Baraku parashtroi drejtimet kryesore dhe prioritetet e veprimtarisė sė institucionit. Ajo theksoi rėndėsinė e bashkėpunimit me institucionet vendore pėr tė garantuar trajtimin e barabartė dhe jodiskriminues tė ēdo qytetari.
Mė pas u organizua njė takim i gjerė me komunitetin dhe pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile nė Bashkinė Elbasan. Pėrveē informimit mbi diskriminimin, llojet, fushat e mbrojtjes qė garanton ligji dhe rolin e Komisionerit nė mbrojtjen nga sjelljet diskriminuese, iu kushtua vėmendje e veēantė rolit tė shoqėrisė civile dhe rėndėsisė sė bashkėpunimit. Specialistėt e zyrės  morėn ankesat e qytetarėve tė pranishėm.



                        Sektori i Marrėdhėnieve me Publikun