RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Konferenca Kombėtare: "Pėr mbrojtjen nga diskriminimi gjinor nė sektorin ekonomik"

Konferenca Kombėtare: "Pėr mbrojtjen nga diskriminimi gjinor nė sektorin ekonomik"

 Nė vazhdėn e pėrpjekjeve pėr tė ngritur kapacitetet menaxhuese dhe ekspertizėn pėr mbrojtjen nga diskriminimi, Komisionieri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi me mbėshtetjen e Agjensisė sė Kombeve tė Bashkuara pėr Barazinė Gjinore dhe Fuqizimin e Grave UN Women, organizoi konferencėn kombėtare “Pėr mbrojtjen nga diskriminimi gjinor nė sektorin ekonomik”.  Morėn pjesė deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrfaqėsues tė Qeverisė Shqiptare, duke pėrfshirė Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve Sociale dhe Shanseve tė Barabarta (Shėrbimi Social Shtetėror, Inspektorati Kombėtar i Punės), INSTAT, ekspertė ligjorė, pėrfaqėsues tė Sindikatave dhe dhomave tė tregtisė, akademikė dhe studiues, pėrfaqėsues tė organizatave homologe nė rajon si Komisioneri pėr Mbrojtjen e Barazisė nė Serbi dhe Avokati i Popullit nė Kosovė, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile dhe medias.
 
“Ne synojmė tė forcojmė bashkėpunimin me operatorėt ekonomikė dhe tė biznesit, shoqėrinė civile, organizatat e biznesit, sindikatat dhe organet e tjera shtetėrore me qėllim qė ēėshtjet e diskriminimit gjinor nė sektorin ekonomik tė adresohen sa mė mirė dhe nė mėnyrė efikase.Mbrojtja nga diskriminimi gjinor duhet tė konceptohet si pėrgjegjėsi dhe bashkėpunim i tė gjithė aktorėve tė mėsipėrm, tė cilėt duhet tė kordinohen dhe monitorohen nga KMD” theksoi znj. Irma Baraku, Komisionere pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 

 Monitorimi dhe raportimi i diskriminimit nė sektorin ekonomik, nė bazė tė indikatorėve tė harmonizuar pėr barazinė gjinore, ėshtė njė prej ēėshtjeve mė tė rėndėsishme nė fokus tė KMD, njė institucion i ngritur nė vitin 2010.

 Nėpėrmjet punimeve nė seancė plenare dhe diskutimeve nė grupe,  konferenca trajtoi rolin dhe pėrgjegjėsinė e secilit aktor nė mbrojtjen e tė drejtave ekonomike tė grave. Pėr tė nxitur bashkėpunimin midis KMD dhe aktorėve ekonomikė nė vend, zj. Irma Baraku nėnshkroi njė  memorandum bashkėpunimi me Unionin e Dhomave tė Tregėtisė dhe Industrisė sė Shqipėrisė. 

 Qėllimet e konferencės ishin: rritja e ndėrgjegjėsimit  mbi rolin dhe kompetencat e KMD;- qartėsimi i rolit tė ēdo aktori nė mbrojtjen e tė drejtave ekonomike tė grave dhe promovimi i bashkėpunimit midis KMD dhe aktorėve ekonomikė nė vend.

Zj. Semia de Tapia, pėrfaqėsuese e UN Women nė Shqipėri, theksoi se “Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi mund  tė luajė njė rol tė rėndėsishėm nė adresimin e problemeve qė lidhen me vėshtirėsitė qė hasin gratė nė sektorin ekonomik, si nivel i lartė i papunėsisė, kushte tė papėrshtatshme pune, akses tė limituar nė kredimarrje dhe shėrbimet financiare, perspektivė tė ulėt pėr karrierė, pjesėmarrje tė ulėt ne trajnime dhe akses tė kufizuar nė pronėsi, ēeshtje kėto qė  janė tė njė rėndėsie  thelbėsore pėr arritjen e barazisė gjinore dhe fuqizimin e gruas nė vend”.

 Fokus i veēantė iu kushtua prezantimit tė treguesve pėr monitorimin e diskriminimit gjinor nė sektorin ekonomik, elemente kėta qė ndikojnė nė arritjen  e barazise gjinore dhe garantimin e tė drejtave ekonomike tė grave. Me mbėshtetjen e UN Women ėshtė pėrgatitur edhe nje guidė (dokument pune), qė lehtėson monitorimin dhe raportimin e diskriminimit gjinor nė sektorin ekonomik. Kjo guidė qė do tė ndikojė nė pėrmirėsimin e punės sė Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe aktorėve tė tjerė tė pėrmendur mė sipėr, pėrcakton treguesit e monitorimit dhe shtjellon, pėrveē tė tjerash, eksperiencėn e vendeve tė BE nė kėtė drejtim. Nė konferencė u prezantuan punime tė ekspertėve nga Shqipėria dhe Kosova mbi “Monitorimin dhe raportimin e diskriminimit gjinor nė sektorin ekonomik”.