RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Konferencė 23-24 Qershor 2016.Parandalimi i torturės nė rajonin e Ballkanit

Konferencė 23-24 Qershor 2016.Parandalimi i torturės nė rajonin e Ballkanit

Në datat 23 e 24 qershor 2016 në ambientet e Hotel Tirana International Komisioneria për Mbrojtjen nga Diskriminimi Znj. Irma Baraku, mori pjesë në Konferencën Rajonale: “Parandalimi i torturës në rajonin e Ballkanit”, të organizuar nga Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës(QSHRT), në partneritet me Iniciativën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Mali i Zi), Iniciativën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR Serbi) dhe Këshillin Ndërkombëtar për Rehabilitimin e Torturës (IRCT Danimarkë).
Kjo Konferencë Rajonale mblodhi aktorët kryesorë dhe autoritetet shtetërore, mekanizmat kombëtarë të të drejtave të njeriut dhe shoqërinë civile të diskutojnë në lidhje me parimet e Konventës kundër Torturës, mbi parandalimin e tortutës dhe keqtrajtimeve në vendet e privimit të lirisë, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe rekomandimeve për zbatimin e programeve dhe politikave që orientohen drejt parandalimit të torturës si dhe fuqizimin e dialogut ndërmjet aktorëve kryesorë në rajonin e Ballkanit.
Nëpërmjet sesioneve plenare dhe diskutimeve, pjesëmarrësit ndanë përvojat më të mira, qasjet inovative, sfidat dhe mundësitë konkrete të ndërhyrjeve, në kërkim të rrugëve të bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe rajonal.
Në sesionin e dytë të ditës së dytë të Konferencës me temë “Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të njeriut në institucionet e mbyllura”, fjalën e mbajti  Znj. Irma Baraku Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Në fjalën e saj Komisioneria u ndal në masat e marra nga institucioni për një  efikasitet të trajtimit të rasteve të diskriminimit, prezantimin e rasteve më tipike të diskriminimit në institucionet e kryerjes së dënimit dhe bashkëpunimin me tëgjitha institucionet ligjzbatuese.