RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Deklaratė e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me debatin pėr takimet ndėrgjegjėsuese tė LGBT nė shkolla.

Deklaratė e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi lidhur me debatin pėr takimet ndėrgjegjėsuese tė LGBT nė shkolla.

Komisioneri, ka ndjekur me vëmendje debatin e zhvilluar për takimet ndërgjegjësuese të LGBT në shkolla dhe me anë të kësaj deklarate shpreh shqetësimin lidhur me gjuhën e përdorur. Referuar Ligjit “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, i cili mbron çdo person nga sjelljet diskriminuese për shkaqe të parashikuara në të, përfshirë edhe orientimin seksual dhe identitetin gjinor, Komisioneri konstaton se, gjuha e përdorur është në tejkalim të lirisë së shprehjes, që çdo person e ka të garantuar, pasi “gjuha  e urrejtjes”  nuk mund të gëzojë mbrojtje.

Debati mbi çështje të ndryshme është gjithmonë pozitiv dhe ndihmon në zhvillimin e çdo shoqërie. Por, kur debatet zhvillohen duke përdorur gjuhën e urrejtjes, ato jo vetëm që nuk sjellin zhvillim, por sjellin regres, e madje mund të cënojnë të drejtat dhe dinjitetin e individëve apo grupimeve të ndryshme. 

Veçanërisht shqetësuese në debatin e ditëve të fundit mbi takimet ndërgjegjësuese të LGBT në shkolla, është gjuha e përdorur nga persona me profil publik, politikanë, ligjvënës, drejtues të institucioneve publike. Gjuha e përdorur prej tyre, kur është  në tejkalim të lirisë së fjalës, ka një ndikim shumë më të madh, për shkak të funksioneve publike që ata ushtrojnë.  

Sjellim në vëmendje që është miratuar “Plani Kombëtar i Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri 2016-2020”, ku janë parashikuar aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla dhe janë marrë një sërë detyrimesh nga aktorë të ndryshëm, sipas fushave të tyre të veprimit, me qëllim mbrojtjen nga diskriminimi të personave LGBTI. 

Megjithatë, aktorët përgjegjës të përfshirë në këto aktivitete ndërgjegjësuese duhet të përfshijnë të gjithë aktorët në procesin e edukimit(nxënës, mësues e prindër). Përveç aktivistëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të jenë prezent edhe persona ekspertë të fushës së mbrojtjes nga diskriminimi, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, lufës kundër bullizmit, në mënyrë që informacioni që do përcillet të jetë i duhuri. Dhënia e informacionit të saktë tek komuniteti i shkollës dhe prindërit do të ndihmonte në zhvillimin e një debati shumë më konstruktiv lidhur me çështjen.

Duke shprehur edhe një herë rëndësinë që ka  mbrojtja dhe respektimi i parimit të barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi i personave për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, Komisioneri shpreh angazhdimin e tij se do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën, duke identifikuar çdo shkelje të Ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi”.

 

Deklarata e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi