RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda,aktivitet nė Korēė

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda,aktivitet nė Korēė

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z.Robert Gajda, së bashku me përfaqësuesen e zyrës së Komisionerit në Korçë, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga projekti shkolla ime=shkolla jote, në shkollën “ Ismail Qemali” , në Korçë, me temë gjithëpërfshirja e fëmijëve rom dhe egjiptian në sistemin arsimor. Në këtë shkollë studiojnë 250 nxënës, nga te cilët 45% janë nxënës të komunitetit rom dhe egjiptian. Në takim morën pjesë prindër, mësues dhe nxënës, të cilët u shprehen rreth problematikave që hasen  në këtë shkollë. Komisioneri Gajda ju foli për ligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe për aktivitetin e zyrës së Komisionerit. Komisioneri shprehu angazhimin e tij në mbështetje të nxënësve të komunitetit rom dhe egjiptian në gjithëpërfshirjen e tyre në sistemin arsimor, gjithashtu, siguroi mbështetje për cdo individ që ndjehet i diskriminuar.