RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Ēdo 1 Maj

Ēdo 1 Maj

Të gjithë punonjësit në këtë ditë të veçantë jo vetëm celebrojnë arritjet, por edhe ngrenë zërin për të kërkuar respektimin e të Drejtave sociale dhe ekonomike si dhe për kushte më të mira pune!

Neni 12 i Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi ndalon çdo lloj trajtimi të pabarabartë të personit në lidhje me të drejtën e tij për punësim. Puna e nderon njeriun!

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është PRO trajtimit të punëmarrësve në vendin e punës, duke përfshirë trajtimin e tyre gjatë vendosjes ose ndryshimit të kushteve të punës, shpërblimin, përfitimet dhe mjedisin e punës, trajtimin lidhur me edukimin profesional, etj.

Komisioneri është PRO zbatimit të parimit të mundësive të barabarta dhe të trajtimit të barabartë të njerëzve në çështjet e punësimit dhe marrëdhëniet gjatë punës.

Respektimi i Kontratës së Punës dhe të gjithë të drejtave të Njeriut është detyrim Kushtetues e ligjor për ofrimin e mundësive të barabarta për një shoqëri demokratike dhe Evropiane.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.