RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

8 Marsi, Dita Ndėrkombėtare e Gruas

8 Marsi, Dita Ndėrkombėtare e Gruas

Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Kjo ditë u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork. Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante. Tragjedia shënoi ditën në të cilën gratë përveçse festojnë, edhe protestojnë për të kërkuar më shumë të drejta dhe barazi gjinore në të gjithë botën.

 

Gruaja shqiptare ndeshet sot me problematika të mëdha në edukim, punësim dhe përfitimin në të mira e shërbime. Shpesh ato janë viktima të sjelljeve diskriminuese dhe mbajnë barrën e paragjykimeve në shoqëri. Por, ajo për të cilën ndjehemi akoma më të shqetësuar dhe për të cilën kërkohet angazhim maksimal i të gjithë aktorëve është dhuna ndaj gruas dhe dhuna në familje. Dhuna është një problem i thellë, që cënon mirëqenien e grave dhe shkatërron dinjitetin dhe vetëvlerësimin e tyre. Abuzimi ndaj grave është një problem kompleks dhe shumë dimensional. Shpjegimi për këtë duhet parë tek faktorët kulturorë, shoqërorë, familjarë dhe individualë, që ndikojnë në mundësitë që gratë të bëhen viktima të dhunës.

 

Shqipëria ka ratifikuar Konventën e Këshillit të Europës “Për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje” (Konventa e Stambollit).  Në Raportin Fillestar të Vlerësimit (24 Dhjetor 2017),GREVIO:

  •     Nxit fuqimisht autoritet shqiptare të marrin të gjitha masat e nevojshme përfshirë këtu masat legjislative, për të njëtrajtësuar përkufizimin e dhunës në familje, në ligjin vendas, me atë të Konventës, si dhe për të siguruar zbatimin efektiv në praktikë të këtij përkufizimi të njëtrajtësuar. Autoritetet duhet të paraqesin më tej një qasje të qartë gjinore, në legjislacionin e tyre, për të njohur plotësisht natyrën me bazë gjinore të dhunës në familje, e cila prek kryesisht gratë dhe vajzat.

 

  •    nxit autoritetet shqiptare të studiojnë mjetet e mundshme për të rritur ndërgjegjësimin rreth natyrës diskriminuese të dhunës ndaj grave, si dhe të fuqizojnë rolin e Avokatit të Popullit dhe të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, si mbrojtës të viktimave të dhunës ndaj grave.

 

  •   nxit fuqimisht autoritetet shqiptare të forcojnë rolin e Këshillit Kombëtar për Barazinë Gjinore, duke i dhënë atij kompetenca të qarta vendimmarrëse, në mënyrë që ky organ të jetë i aftë të ushtrojë efektivisht funksionet e veta, si një organ bashkërendues. Më tej, i fton autoritetet të shpërndajnë burime njerëzore dhe financiare të përkushtuara për organin bashkërendues dhe të  marrin në konsideratë që kompetencat e vlerësimit t’i kalojnë një institucioni tjetër të pavarur.

 

  •  fton autoritet të ndërmarrin hapa të mëtejshme për të promovuar parimin e barazisë midis burrave dhe grave, rolet gjinore jo mbi bazë stereotipash, respektin reciprok, zgjidhjen e konflikteve jo me dhunë në marrëdhëniet ndërpersonale, në arsimin jo-formal, në aktivitete sportive, kulturore dhe të kohës së lirë.