RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Takimi me pėrfaqėsues tė disa organizatave tė Shoqėrisė Civile qė mbrojnė tė drejtat e pacientėve

Takimi me pėrfaqėsues tė disa organizatave tė Shoqėrisė Civile qė mbrojnė tė drejtat e pacientėve

Në ambientet e zyrës së Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi u zhvillua takimi me përfaqësues të disa organizatave të Shoqërisë Civile që mbrojnë të drejtat e pacientëve si Together for Life, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë, Shoqata e Pacientëve me Diabet, Shoqata e Pacientëve me Kancer Gjiri, përfaqësues të Pacientëve me Kancer të qafës së Mitrës, etj.

Gjatë takimit u diskutua mbi problematika të ndryshme të ofrimit të shërbimeve shëndetësore nga ana e institucioneve shtetërore shëndetësore, mbi mundësitë ligjore që kanë pacientët për të kërkuar mbrojtjen nga diskriminimi duke iu drejtuar Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për koordinimin më mirë të punës për mbrojtjen e të drejtave të tyre, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe praktikat pozitive.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z.Robert Gajda falenderoi përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile për angazhimin e pakursyer në terren dhe ftoi shoqatat e pranishme të përgatisin disa raste/ problematika të identifikuara gjatë takimit, si çështje potenciale për trajtim.

Veprimtaria e Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte njohja dhe inkurajimi i pacientëve mbi rolin dhe angazhimin e institucionit të Komisionerit Për Mbrojtjen nga Diskriminimi në mbrojtje të të drejtave të pacientëve.