RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Sot nė ditėn Botėrore kundėr Punės sė Fėmijėve ka shumė vend pėr reflektim dhe veprim!

Sot nė ditėn Botėrore kundėr Punės sė Fėmijėve ka shumė vend pėr reflektim dhe veprim!

Shoqëria shqiptare përballet prej dekadash me realitetin e hidhur ku një numër i konsiderueshëm fëmijësh jetojnë në kushte të rënda dhe shpesh pa mbështetjen e prindërve të tyre, siç janë edhe fëmijet jetimë, fëmijët e rrugës, fëmijët e shpërngulur dhe ata refugjatë, fëmijet e trafikuar, fëmijët e shfrytëzuar ekonomikisht dhe seksualisht, dhe fëmijët që janë në burgje. 

Një nga shkaqet që konstatohet për Shfrytëzim/Diskriminim për Fëmijët në Punë është varferia, qasja në arsim, etj. Minoritete apo komunitete vulnerabël kanë më pak qasje në arsim apo në tregun e punës, prandaj edhe kjo shton mundësinë që këta fëmijë të kryen detyra të caktuara që në moshë të re. Shfrytëzimi i krahut të tyre të punës është një krim ndaj fëmijërisë që duhet parandaluar dhe aty ku konstatohet duhet luftuar me rreptësinë e ligjit. 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është i ndërgjegjshëm që mbrojtja nga Diskriminimi i fëmijëve për punë është një sfidë e institucioneve dhe shoqërisë. Duke Mbrojtur fëmijët, mbrojmë të ardhmen tonë.