RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

25 Nėntor 2016 .Dita ndėrkombėtare pėr eleminimin e dhunės ndaj grave

25 Nėntor 2016 .Dita ndėrkombėtare pėr eleminimin e dhunės ndaj grave

Që prej vititi 1981, në përkujtim të motrave Mirabal, si një kujtesë globale për dhunën gjinore, 25 nëntori është vendosur nga aktivistët për çështjet e grave, si dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave.

Në këtë datë, ftohen të gjithë qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare të ndërgjegjësojnë dhe të kontribuojnë në rritjen e shkallës së ndërgjegjësimit publik, lidhur me problemin e keqtrajtimit të femrave. Dhuna ndaj grave, vazhdon të jetë një fenomen global.

Dhuna dhe abuzimi prekin femra të të gjitha kategorive dhe nga të gjithë grupet sociale. Aktet ndërkombëtare në kuadër të OKB-së, të Këshillit të Evropës dhe BE-së synojnë arritjen dhe barazinë gjinore dhe mbrojtjen nga diskriminimi. përfshihen akte që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë apo indirekte me barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin. Konventa CEDAË është një nga aktet ndërkombëtare më të rëndësishme në fushën e barazisë gjinore, e ratifikuar nga shteti shqiptar me ligjin nr. 7767, datë 9.11.1993.

Dhuna ndaj grave përbën një shkelje të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, dhuna ndaj grave është në shumicën e rasteve pasojë e diskriminimit ndaj grave.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rikonfirmon ndjeshmërinë e lartë të institucionit për të mbështetur e mbrojtur çdo grua nga sjelljet diskriminuese dhe për të rritur ndërgjegjësimin e institucioneve dhe komunitetit në respektimin e të drejtave të tyre.
Në korrik të 2016 ka raportuar në sesionin e 64-rt  të Komitetit për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW).