RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisioneri Gajda priti z. Rojba, koordinator i ANAD

Komisioneri Gajda priti z. Rojba, koordinator i ANAD

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda priti në takim z. Florjan Rojba, Koordinator i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare Shqiptare i Njerëzve që nuk Dëgjojnë, ANAD. 

Në këtë takim, z. Rojba ngriti shqetësimin mbi aksesin në informacion për njerëzit që nuk dëgjojnë, çka është një problematikë e njohur për institucionet publike në përgjithësi dhe në veçanti për transmetuesin publik RTSH që duhet të ofrojë më shumë informacione në Gjuhën e Shenjave.

Komisioneri Gajda dhe Koordinatori i ANAD Rojba prekën çështjen e aksesit në arsim për njerëzit që nuk dëgjojnë, e cila mbetet të adresohet për vitin e ardhshëm shkollor, jo vetëm në nivelin e ciklit 9 vjeçar të detyrueshëm, por edhe në programe speciale për gjimnazin dhe ciklin e lartë të shkollimit. 

Në këtë kuadër, komisioneri Gajda garantoi përfaqësuesin e shoqatës ANAD se do të bëjë përpjekje institucionale me Avokatin e Popullit dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për të bashkërenduar angazhimin në funksion të zgjidhjes së problematikave që shqetësojnë komunitetin e ANAD në aksesueshmërinë e shërbimeve publike.

Komisioneri Gajda informoi koordinatorin e ANAD se “ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi” do të jetë në gjuhën e Shenjave dhe në websajtin www.kmd.al do të ketë seksione të dedikuara për personat që nuk dëgjojnë, ku mund të adresojnë ankesa për Diskriminim.

Nga ana e tij, z. Rojba, Koordinator i Përgjithshëm i ANAD shprehu gatishmërinë për të institucionalizuar përpjekjet me një Memorandim Bashkëpunimi