RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Ndal Shfrytėzimit tė punės sė fėmijėve

Ndal Shfrytėzimit tė punės sė fėmijėve

Në Bulqizë u zhvillua takimi "Ndal Shfrytëzimit të punës së fëmijëve", i organizuar nga Avokati i Popullit, në ditën Botërore kundër punës së Fëmijëve, ku merrnin pjesë autoritete qëndrore e lokale, përfaqësues të lartë të OSBE dhe UNICEF në Shqipëri. 

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda në fjalën e tij vlerësoi znj. Erinda Ballanca, Avokati i Popullit, për organizimin dhe dënoi shfrytëzimin e të miturve në punë. 

Komisioneri u përqëndrua në shkaqet e Diskriminimit të fëmijëve në punë dhe angazhimin institucional për të luftuar këtë fenomen social që po i mohon fëmijërinë moshave të reja. 

Komisioneri Gajda vlerësoi Këshillin Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve si promotor i ndryshimit dhe hartimin e politikave specifike në sektorë të ndryshëm që afektojnë çështje të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve.

#NdalShfrytëzimitTëPunësSëFëmijëve