RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesė nė mbledhjen e dytė tė Kėshillit Kombėtar pėr tė Drejtat dhe Mbrojtjen e Fėmijėve

Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesė nė mbledhjen e dytė tė Kėshillit Kombėtar pėr tė Drejtat dhe Mbrojtjen e Fėmijėve

Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve👫. 

Në këtë takim u prezantua raporti vjetor i punës i Agjencisë Shtetërorë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe i strukturave të mbrojtjes së fëmijëve, si dhe u diskutua draft-Udhëzimi “Për zgjedhjen e përfaqësuesve të Fëmijëve në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”.

Këshilli Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës ka si detyrë kryesore këshillimin dhe bashkërendimin e politikave shtetërore për garantimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijës në të gjitha fushat, sidomos në ato të drejtësisë, shërbimeve shoqërore, arsimit, shëndetësisë dhe kulturës.

Këshilli Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës kryesohet nga ministri që bashkërendon punën për çështjet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës dhe përbëhet nga 9 anëtarë, përfaqësues, të përcaktuar nga Kryeministri, në nivel ministri, Avokati i Popullit, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, 1 përfaqësues nga Shoqata për Autonomi Vendore dhe 5 përfaqësues nga shoqëria civile. 

#KMDtransparente