RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

Komisioneri Gajda priti drejtoren e FSHDPAK, znj. Ēani

Komisioneri Gajda priti drejtoren e FSHDPAK, znj. Ēani

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Robert Gajda priti sot në një takim znj. Blerta Çani, drejtore ekzekutive e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.

Në këtë takim, znj. Çani vlerësoi bashkëpunimin me zyrën e KMD për trajtimin e disa rasteve të diskriminimit të personave me aftësi të kufizuara dhe informoi komisionerin Gajda për rezultatet paraprake të studimit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, i cili do të prezantohet bashkë me gjetjet në muajin shtator. 

Nga ana e tij, komisioneri Gajda garantoi Fondacionin Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara për thellimin e bashkëpunimit institucional edhe në nivel rajonal, përmes zyrave në territor të KMD dhe organizimin shumë shpejt të një tryeze teknike konsultimi për trajtimin e specializuar të problematikave që hasin për ditë personat me aftësi të kufizuara në aksesueshmëri, transport, punësim, etj. dhe ndërtimin e mekanizmave veprues dhe monitorues.

#KMDbashkëpunuese