RECENTLY VISITED
CONTACT INFO
  • Address:
  • Phone:
  • Email:

F.A.Q

F.A.Q

1.    Kush ėshtė dhe pėr ēfarė shėrben Zyra e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi?
Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi ėshtė institucion i pavarur nė ushtrimin e detyrės dhe u nėnshtrohet vetėm Kushtetutės dhe ligjit. Komisioneri ėshtė person juridik publik. Ai mbėshtetet nga Zyra e Komisionerit pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi (Zyra), e cila ka personelin dhe pajisjet e nevojshme pėr tė mbėshtetur Komisionerin nė pėrmbushjen e detyrave tė ngarkuara me ligj. Komisioneri ėshtė titullari i institucionit, i cili zgjidhet nga shumica e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit me mandat 5-vjecar me tė drejtė rizgjedhjeje vetėm njė herė.
Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga ēdo formė sjelljeje qė nxit diskriminimin.                                                 .
                                      
2.    Cili ėshtė qėllimi i ligjit “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi”?
Qėllimi i kėtij ligji ėshtė tė sigurojė barazi pėrpara ligjit dhe mbrojtje tė barabartė nga ligji; mundėsi tė barabarta pėr tė ushtruar tė drejtat, pėr tė gėzuar liritė dhe pėr tė marrė pjesė nė jetėn publike si dhe mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga ēdo formė sjelljeje qė nxit diskriminim.

3.    Ēfarė kuptojmė me “diskriminim”?
Termi "Diskriminim" nėnkupton ēdo dallim, pėrjashtim, kufizim apo preferencė, qė ka si qėllim bėrjen e pamundur tė ushtrimit nė tė njėjtėn mėnyrė me tė tjerėt, tė tė drejtave e lirive themelore tė njohura me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, me aktet ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė, si dhe me ligjet nė fuqi. Pra, diskriminimi ka tė bėjė me trajtimin e ndryshėm ose jo tė barabartė tė personave, tė cilėt  ndodhen nė kushte tė njėjta ose trajtimi i njėjtė nė kushte tė ndryshme. Jemi pėrpara diskriminimit kur ne preferojmė njė person mes tė tjerėve qė janė nė kushte tė barabarta ose kur ndaj njė personi vendosim kufizime dhe ndaj tė tjerėve jo.

4.    Cilat janė format nė tė cilat mund tė shfaqet diskriminimi?
Diskriminimi mund tė shfaqet nė disa forma. Forma mė e zakonshme ėshtė ajo e diskriminimit tė drejtpėrdrejtė, por kemi edhe diskriminim tė tėrthortė, pėr shkak tė shoqėrimit, viktimizim etj.
•    Diskriminim i drejtpėrdrejtė - kur njė person/grup personash trajtohen nė mėnyrė mė pak tė favorshme sesa njė person apo grup tjetėr personash nė njė situatė tė njėjtė a tė ngjashme, bazuar nė shkaqet e parashikuara nė ligj.
•    Diskriminim i tėrthortė - kur njė dispozitė, kriter apo praktikė, e paanshme nė dukje, do ta vinte njė person ose grup personash nė kushte jo tė favorshme, nė lidhje me shkaqet e parashikuara nė ligj, nė raport me njė tjetėr person ose grup personash, si dhe kur ajo masė, kriter a praktikė, nuk justifikohet objektivisht nga njė synim i ligjshėm, ose kur mjetet e arritjes sė kėtij synimi nuk janė tė pėrshtatshme, tė domosdoshme dhe nė pėrpjesėtim tė drejtė me gjendjen qė e ka shkaktuar atė..
•    Diskriminim pėr shkak tė shoqėrimit - kur ka njė dallim, kufizim ose preferencė, pėr arsye tė shoqėrimit me persona qė u pėrkasin grupeve tė pėrmendura nė nenin 1 tė ligjit (ku janė tė parashikuar shkaqet) si dhe pėr shkak tė supozimit pėr njė shoqėrim tė tillė.
•    Shqetėsim - ndodh nė rastin e njė sjelljeje tė padėshiruar, kur lidhet me cilėndo nga shkaqet, qė ka pėr qėllim apo efekt cėnimin e dinjitetit tė personit dhe krijimin e njė mjedisi frikėsues, armiqėsor, pėrēmues, poshtėrues a ofendues pėr atė person, si dhe nė rastin e njė trajtimi mė pak tė favorshėm, i kryer si rezultat i kundėrshtimit ose i mosnėnshtrimit nga ana e personit tė cėnuar ndaj njė sjelljeje tė tillė.
•    Udhėzim pėr tė diskriminuar - ėshtė njė udhėzim ose kėrkesė, bazuar nė marrėdhėnie hierarkike, pėr tė diskriminuar njė ose mė shumė persona, bazuar nė shkaqet e diskriminimit.
•    Mohim i njė pėrshtatjeje tė arsyeshme - ndodh kur ka njė mohim ose kundėrshtim pėr tė kryer ndryshime ose rregullime tė domosdoshme e tė pėrshtatshme qė nevojiten nė njė rast tė veēantė dhe nuk imponojnė njė barrė tė tepruar, me qėllim qė tė sigurohet gėzimi dhe ushtrimi nė baza tė barabarta i tė drejtave dhe lirive themelore pėr personat me aftėsi tė kufizuar, ose tė ndodhur nė kushtet e tjera tė pėrmendura nė nenin 1 tė kėtij ligji.
•    Viktimizimi - trajtimi i disfavorshėm apo pasojė negative, qė vjen si reagim ndaj njė ankimimi a njė procedimi qė synon zbatimin e parimit tė barazisė.                               .

5.    Kush mund t’i drejtohet Zyrės sė Komisionerit?
Pranė Zyrės sė Komisionerit mund tė ankohen:
•    Personat (fizikė ose juridikė)
•    Grup personash, ose
•    Organizatat me interesa legjitime (sipas kuptimit tė Ligjit “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, Organizatat me interesa legjitime janė ato organizata, tė cilat janė tė regjistruara nė Republikėn e Shqipėrisė dhe kanė si objekt tė deklaruar tė veprimtarisė sė tyre mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, ose u ofrojnė ndihmė viktimave tė diskriminimit).
                           .

6.    Ndaj kujt mund tė ankohemi?
Ligji garanton mbrojtjen nga diskriminimi ndaj subjekteve shtetėrore si dhe atyre private.

7.    Si mund t’i drejtohemi Komisionerit?
Ēdo person, grup personash ose organizatė me interesa legjitime qė pretendon diskriminim nė emėr tė njė personi apo grupi personash, mund t’i drejtohet Zyrės sė Komisionerit pėr ēdo pretendim diskriminimi.
Si rregull ankesa duhet tė paraqitet me shkrim duke i bashkėngjitur dokumentet/provat, me anė tė tė cilave ankuesit bazojnė pretendimin e tyre. Nė rastet kur ankesa e paraqitur nuk ėshtė e plotė, pasi mungojnė dokumentet e nevojshme ku bazohet ajo, kėrkohet qė ajo tė plotėsohet ose bėhen kėrkesa pėr parashtrime nga personi kundėr tė cilit ėshtė paraqitur ankesa.
Nė raste pėrjashtimore, ankesa mund tė merret gojarisht, nė mėnyrė qė tė mund tė mbahet procesverbal.

8.    Pėr cilat tė drejta mund tė diskriminohemi?
Ne mund tė diskriminohemi nė raport me njė tė drejtė tė caktuar tė parashikuar ne Kushtetutėn e Republikėn e Shqipėrisė dhe legjislacionin nė fuqi. Megjithatė, ligji “Pėr Mbrojtjen nga diskriminimi” ka parashikuar disa nga tė drejtat pėr tė cilat mund tė diskriminohemi. Kėshtu, nė nenin 9 ndalohet diskriminimi nė ushtrimin e tė drejtės pėr tė zgjedhur dhe pėr t’u zgjedhur (pjesėmarrja nė politikė), ndėrsa nė nenin 10 ndalohet diskriminimi nė lidhje me lirinė e ndėrgjegjjes dhe fesė.                          .                                                            .
9.    Nė cilat  fusha ligji garanton mbrojtje nga diskriminimi?
Nė jetėn e pėrditshme, fushat nė tė cilat ne mund tė diskriminohemi dhe qė janė parashikuar shprehimisht edhe nė ligj janė:
•    Fusha e punėsimit;
Ēdo punėmarrės ka tė drejtė tė ankohet te punėdhėnėsi, te Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, ose nė gjykatė, nėse beson se ka pėsuar diskriminim.
•    Fusha e arsimit;
Ēdo person mund tė ankohet tek institucioni arsimor nė tė cillin bėn pjesė, te Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, ose nė gjykatė.
•    Fusha e ofrimit dhe pėrfitimit tė tė mirave dhe shėrbimeve.

10.    Pėr cilat shkaqe mund tė pretendojmė diskriminim?
Ligji “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi” rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit tė barazisė nė lidhje me gjininė, racėn, ngjyrėn, etninė, gjuhėn, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqėrore, shtatzėninė, pėrkatėsinė prindėrore, pėrgjegjėsinė prindėrore, moshėn, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shėndetėsore, predispozicione gjenetike, aftėsinė e kufizuar, pėrkatėsinė nė njė grup tė veēantė, ose me ēdo shkak tjetėr.
Nė kėtė mėnyrė, ligji ka parashikuar disa shkaqe pėr tė cilat ne mund tė diskriminohemi, por kėto nuk janė tė vetmet. Kjo do tė thotė se legjislatori e ka lėnė tė hapur listėn e tyre duke orientuar nė rastet mė tė pėrhapura tė shfaqjes sė diskriminimit.                                       .

11.    A parashikon ligji pėrjashtime nga e drejta pėr mosdiskriminim?
Po, ligji “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi” parashikon edhe raste pėrjashtimore tė sė drejtės pėr mosdiskriminim. Kėto raste janė:
•    Qėllimi objektivisht i justifikueshėm
Ndalimi i diskriminimit i pėrshkruar nga ky ligj nuk zbatohet nė raste kur ka njė qėllim objektivisht tė justifikueshėm dhe tė pėrligjur nė bazė tė Kushtetutės, tė marrėveshjeve apo akteve ndėrkombėtare tė ratifikuara nga Republika e Shqipėrisė dhe legjislacioni nė fuqi.
•    Natyra e aktiviteteve profesionale
Trajtimi i ndryshėm nuk pėrbėn diskriminim kur pėr shkak tė natyrės sė aktiviteteve profesionale ose kushteve nė tė cilat profesioni ushtrohet, kėto karakteristika pėrbėjnė njė kėrkesė profesionale tė domosdoshme.
Nė kėtė rast qėllimi i trajtimit tė ndryshėm duhet tė jetė i pėrligjur dhe kėrkesa nuk duhet tė kapėrcejė atė ēfarė ėshtė e domosdoshme pėr realizimin e saj.
•    Veprimet pozitive                                             .
Veprime pozitive do tė konsiderohen tė gjitha ato masa tė pėrkohshme, qė synojnė pėrshpejtimin e vendosjes reale tė barazisė, kur mungesa e barazisė ėshtė shkaktuar nga diskriminimi pėr cilindo shkak.
Kjo masė ndėrpritet sapo tė jenė arritur objektivat e trajtimit dhe ofrimit tė mundėsive tė barabarta.

•    Kriteret pėr vlerėsimin e rastit pėrjashtimor
Pėrjashtimi mund tė lejohet vetėm kur ekziston njė pėrligjie e arsyeshme dhe objektive. Megjithatė, nė ēdo rast, diskriminimi pėr shkaqet e parashikuara nė ligj mund tė lejohet pėr njė interes publik ose pėr mbrojtjen e tė drejtave tė tė tjerėve. Gjithashtu, pėrjashtimi duhet tė jetė nė pėrpjesėtim me gjendjen qė e ka diktuar nevojėn pėr diskriminimin,  pa cėnuar thelbin tė drejtave dhe lirive.                                               ..

12.    Cfarė pėrmban formulari i ankesės?
Formulari i ankesės pėrmban kryesisht kėto tė dhėna:
•    Emrin e ankuesit dhe mėnyra se si mund tė kontaktohet;
•    Subjektin qė pretendohet tė ketė kryer diskriminim;
•    Shkaku pėr tė cilin pretendohet diskriminimi 
•    Shpjegimin e diskriminimit tė pretenduar;
•    Masat qė kėrkohen tė ndėrmerren nga Komisioneri;
Ankuesi, sė bashku me ankesėn, mund tė paraqesė edhe provat e disponueshme me anė tė tė cilave ai bazon pretendimin e tij.

13.    Nė cilat raste Komisioneri mund tė mos e pranojė ankesėn?
 Ankesa nuk pranohet nėse:
•    ėshtė anonime;
•    pėrbėn abuzim me tė drejtėn e ankimimit para Komisionerit, ose ėshtė e papajtueshme me dispozitat e ligjit “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi”;
•    e  njėjta ēėshtje ėshtė duke u shqyrtuar nė kuadėr tė njė ankese tjetėr ose pėr tė ėshtė marrė njė vendim i mėparshėm dhe nuk ka tė dhėna tė reja;
•    ėshtė  haptazi e pabazuar ose nuk ka informacion tė mjaftueshėm pėr tė bėrė tė mundur njė hetim;
•    tė gjitha faktet qė pėrbėjnė thelbin e ankesės kanė ndodhur para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji;
•    paraqitet mė vonė se tre vjet nga ndodhja e diskriminimit ose mė vonė se njė vit nga marrja dijeni nga i dėmtuari, pėr kėtė fakt.

14.    A duhet tė paguaj tarifė pėr ankesėn?
Jo, Komisioneri nuk i ngarkon ankuesit asnjė tarifė pėr marrjen dhe shqyrtimin e ankesės.

15.    Si vepron Zyra e Komisionerit pas marrjes sė ankesės?
Me marrjen e ankesės, Komisioneri  njofton me shkrim subjektet kundėr tė cilėve ėshtė paraqitur ankesa. Me qėllim verifikimin e fakteve, Komisioneri mund t’u kėrkojė parshtrime/informacione palėve brenda 30 ditėve nga dita qė ata marrin njoftimin.
Kur e sheh tė pėrshtatshme, Komisioneri zhvillon njė seancė dėgjimore publike ose mund tė kėrkojė tė arrijė marrėveshje pajtimi mes palėve.
Pas shqyrtimit, Komisioneri shprehet me vendim, tė cilin ua komunikon palėve brenda 90 ditėve nga marrja e ankesės. Nėse ėshtė zhvilluar njė seancė dėgjimore publike, vendimi merret brenda 90 ditėve nga dita e seancės.
Vendimi pėrmban rregullimet dhe masat e duhura, duke caktuar edhe njė afat pėr kryerjen e tyre.
Personi kundėr tė cilit ėshtė paraqitur ankesa, raporton para Komisionerit brenda 30 ditėve nė lidhje me veprimet e ndėrmarra pėr zbatimin e vendimit. Nė rast se ai nuk e informon Komisionerin ose nuk zbaton vendimin, ndėshkohet me gjobė.
Nė rast se ai zbaton vendimin brenda shtatė ditėve nga caktimi i gjobės, atėherė sanksioni me gjobė ndaj tij shfuqizohet automatikisht.
Si mjet tė fundit, kur subjekti fizik ose juridik nuk i pėrmbahet vendimit tė Komisionerit ose nuk e paguan gjobėn brenda tre muajve pas afatit tė caktuar si dhe kur sanksioni nuk ėshtė kundėrshtuar nė gjykatė, Komisioneri mund t'u kėrkojė autoriteteve kompetente heqjen apo pezullimin e lejes ose autorizimit tė subjektit fizik ose juridik pėr ta ushtruar veprimtarinė e tij.

16.    Pėrvecse tė Komisioneri, ku mund tė drejtohemi pėr tu ankuar pėr diskriminim?
Personat dhe grupet e personave si dhe organizatat me interesa legjitime qė i pėrfaqėsojnė ato, perveēse te Komisioneri pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi, mund tė ankohen edhe:
•    Nė Gjykatė me kėrkesė-padi pėr dėmshpėrblim,
•    Nė Prokurori me kallėzim pėr ndjekje penale.

17.    A mund tė kėrkoj dėmshpėrblim tek Zyra e Komisionerit?
Jo, Komisioneri nuk mund tė caktojė dėmshpėrblim nė favor tė subjektit tė diskriminuar.
Nė rast se subjekti pretendon dėmshpėrblim, ai duhet t’i drejtohet Gjykatės kompetente me kėrkesė-padi. Vendimi i gjykatės cakton dėmshpėrblim nėse ka shkelje tė ligjit “Pėr Mbrojtjen nga Diskriminimi”, duke pėrfshirė edhe njė afat kohor pėr kryerjen e zhdėmtimit.

18.    Kur mund tė paraqitet njė ankesė tek Komisioneri dhe nė Gjykatė?
Ankesa pranė Zyrės sė Komisionerit nuk mund tė paraqitet mė vonė se tre vjet nga ndodhja e diskriminimit ose mė vonė se njė vit nga marrja dijeni nga i dėmtuari.
Paraqitja e ankimit pėrpara Komisionerit nuk ėshtė kusht dhe nuk pėrbėn pengesė pėr tė paraqitur njė kėrkesė-padi gjykatės ose organeve tė ndjekjes penale. Me fjalė tė tjera, subjekti qė pretendon njė sjellje diskriminuese mund t’i drejtohet gjykatės pa bėrė mė parė njė ankim administrativ nė Zyrėn e Komisionerit.
Komisioneri, me pėlqimin e  personit ose grupit tė personave tė dėmtuar nga diskriminimi, mund ti pėrfaqėsojė ata nė gjykatė duke paraqitur njė padi nė emėr tė tyre.
Nė Gjykatė, padia nuk mund tė paraqitet mė vonė se 5 vjet nga dita qė ka ndodhur diskriminimi dhe jo mė vonė se 3 vjet nga dita qė i dėmtuari merr dijeni pėr kėtė sjellje.