08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

 

Z. Gjurgjaj informoi Komisioneri Gajda me punën aktuale dhe angazhimet që zhvillon shoqata në minoriteti kombëtar maqedonas në Republikën e Shqipërisë🇦🇱️.

Në qendër të takimit ishte mbështetja dhe promovimi i ligjit për pakicat kombetare, promovimi i kulturave dhe implementimi në ditën e përditshme të aspekteve të ligjit, që ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit

Komisioneri Gajda vuri në dukje se “çdo person, që i përket një pakice kombëtare, ka të drejtën të zgjedhë lirisht që të trajtohet ose jo si i tillë, duke mos pasur asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje ose nga ushtrimi i të drejtave që janë të lidhura me këtë zgjedhje”.

Po ashtu, ai garantoi se Institucionet publike, qendrore dhe vendore janë të angazhuara për të garantuar barazi të plotë dhe efektive në jetën ekonomike, shoqërore, politike dhe kulturore ndërmjet personave që i përkasin një pakice kombëtare dhe atyre që i përkasin shumicës.

Në fund të takimit, një çëshjtje që u prek ishin edhe ankesat e paraqitura pranë KMD nga shoqata si dhe takimet në muajin Mars me pakicat kombëtare në terrritoret banuese.

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID