08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

NËNSHKRUHET MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI

Ndërmjet

KOMISIONERIT PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI

Dhe SHOQATËS KOMBËTARE SHQIPTARE TË NJERËZVE QË NUK DËGJOJNË (ANAD)

Duke qënë se Komisioneri është institucioni që siguron mbrojtjen efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjelljeje që nxit diskriminimin;

Duke qënë se (Sh.K.Sh.Nj.ND)zhvillon veprimtarinë, për njerëzit që nuk dëgjojnë duke avokuar për mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimit e cilësisë së jetës së tyre;

Me synimin e përbashkët për respektimin dhe garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut për personat që nuk flasin dhe nuk dëgjojnë; si dhe krijimin e aksesit në informacion në gjuhën e shenjave shqipe për të siguruar informacionin e nevojshëm të shërbimeve publike në funksion të një jetese të pavarur.

Me objektiv garantimin e te drejtave dhe lirive themelore te njeriut, sigurimin e të drejtës së çdo personi për, akses të përshtatur në informacion, në gjuhën e shenjave shqipe , barazi përpara ligjit dhe mbrojtje të barabartë nga ligji, barazi të shanseve dhe mundësive për të ushtruar të drejtat e për të gëzuar liritë, për mbrojtje efektive nga diskriminimi dhe nga çdo formë sjellje që nxit diskriminimin, për personat që nuk flasin .

Me angazhimin për të asistuar njeri-tjetrin mbi parimin e reciprocitetit, dhe me bindjen se bashkëveprimi është në ndihmën dhe interesin e qytetarëve

Do të bashkëpunojme për të siguruar informacion për Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Gjuhën e Shenjave në Shqipe, e njohur zyrtarisht me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 837, datë 03.12.2014.

Do të bashkëpunojme për ofrimin e një shërbimi të plotë ligjor, të ofruar në gjuhën e shenjave shqipe për të gjithë personat që nuk dëgjojnë apo familjarët e tyre, që paraqesin ankesa për diskriminim pranë tyre.
Do të bashkëpunojnë në organizimin e fushatave të përbashkëta sensibilizuese dhe trainimeve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga diskriminimi, minimizimin e rasteve të diskriminimit, mbrojtjen e të drejtave të

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID