Komisioneria për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku, mori pjesë në forumin në kuadër të programit “Për investigimin, dokumentimin dhe parandalimin e krimeve të urrejtjes në Shqipëri”, të organizuar nga Qendra Shqiptare për Rehabilitimin e Traumës dhe Torturës në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretësisë së Holandës dhe Policinë e Shtetit.
Ky program i kushtohet viktimave të krimeve të urrejtjes dhe angazhimit të shërbimeve policore, me qëllim përmirësimin e jetës së viktimave të prekura nga krimet e urrejtjes, duke reduktuar viktimizimin e urrejtjes dhe krijimin e një atmosfere të sigurt ku viktimat të kenë besim se policia do të hetojë shqetësimet e tyre në tërësi duke i trajtuar ato me respekt dhe mirëkuptim.
Programi gjithashtu përfaqëson një koordinim të qasjeve të parandalimit dhe hetimit, ndërgjegjësimin nëpërmjet fushatës anti-diskriminim që përfshin aktorët shtetërorë dhe jo shtetërorë, shoqërinë civile, përfaqësues nga komunitetet LGBT, romët, komunitetet fetare etj.
Në forum mori pjesë Znj. Dewi van de Weerd Ambasadore e Mbretësisë së Holandës, në Tiranë.
Znj. Baraku prezantoi në sesionin e parë të forumit me temë “Krimi i urrejtjes në Shqipëri, format dhe mekanizmat për adresimin e tij. Parandalimi i krimit të urrejtjes”, tematikën e kuptimit të krimit të urrejtjes dhe gjuhës së urrejtjes dhe kërkoi që strukturat ligjzbatuese të mbajnë parasysh edhe motivin paragjykues në kryerjen e krimeve të urrejtjes.
Në Sesioni e dytë me temë “Forma njerëzore e krimit të urrejtjes: rezultatet kryesore dhe gjetje të Studimit të ndërmarrë nga QSHRT dhe ekspertë të policisë fjala u mbajt nga përfaqësues të grupit të punës së Programit. Në fund të forumit u dhanë rekomandime dhe konkluzione.
08.06.2016.Për investigimin, dokumentimin dhe parandalimin e krimeve të urrejtjes në Shqipëri
27
May