Me datë 1 – 2 Mars 2013,në qytetin e Shkodrës,u zhvillua Seminari me titull “Mbrojtja nga Diskriminimi:Kuadri ligjor dhe institucional”, nga Komisioneri pwr Mbrojtjen nga Diskriminimi me mbështetjen e Hanss Seidel Foundation.
Gjatë këtij aktiviteti, Prof. Xhezair Zaganjori, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, fillimisht bëri një prezantim të kuadrit ligjor ndërkombëtar në fushën e barazisë dhe mosdiskriminimit sipas Dokumentave të Organizatave Ndërkombëtare si OKB, Këshilli i Europës etj.Përsa i përket kudrit ligjor kombëtar, Prof. Zaganjori u ndal në nenin 18 të Kushtetutës ku është saksionuar parimi i barazisë dhe mos-diskriminimit dhe përmendi disa aspekte pozitive që sjell edhe miratimi i ligjit “Për Mbrojten nga Diskriminimi”, i harmonizuar me legjislacionin europian. Jurisprudenca e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në intepretimin e nenit 14 të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut si dhe jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, për interpretimin e nenit 18 të Kushtetutës, jo vetëm që ngjallën interes dhe diskutime nga pjesëmarrësit por afimuan rëndësinë e përqasjes së këtyre praktikave edhe në shqyrtimet e çështjeve me objekt pretendimi për diskriminim nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Konventa mbi Eliminimin e të gjitha formave të Diskriminimit ndaj Grave CEDAW dhe Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave, krijuar me qëllim që të vlerësohet progresi i arritur në zbatimin e kësaj Konvente, ishin në fokus të referimit të Dr. Entela Hoxhaj, Pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë, e cila u ndal në parashikimet e Konventës dhe funksionimin e Komitetit.
Komisioneri për Mbrojten nga Diskriminimi, Dr. Irma Baraku u ndal në risitë e ligjit “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, garancitë që ky ligj ofron për mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të gjinisë si dhe nëraste specfike te trajtuara nga Zyra e Komisionerit, që kishin të bënin kyesisht me ankesa apo çështje të filluara kyesisht (hetime ex-officio)nga Zyra e Komisionerit, procedurat e shqyrtimit tw ankesave nga institucioni i Komisionerit, marrwdhwnjet me shoqwrinw civile, pushtetin gjyqwsor dhe median.
Gjithashtu, nga Zyra e Komisionerit, MSc. Blerina Pirani, Specialiste në Drejtorinë e Çështjeve Proceduale Ligjore dhe Marrëdhënieve me Jashtë, bëri një prezantim të ligjit për “Për mbrojtjen nga Diskriminimi”, duke u ndalur në objektin dhe qëllimin e tij, format e diskriminimi që mbrohen me ligj, shkaqet dhe fushat e diskriminimit, rolin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskiminimi si autoriteti i vetëm përgjegjës në Shqipëri që garanton mbrojtjen nga diskriminimi, kompetencat e tij.
Diskutimet nga të pranishmit ishin të pranishme gjatë të dy sesioneve të zhvilluara në dy ditë, dhe pas çdo referimi. Kryesisht ato u fokusuan në veprimtarinë konkrete që tashmë Zyra e Komisionerit ushtron prej pothuajse 3 vitesh, objektivat në të cilat është fokusuar në vitet e para ky institucion, sfidat, boshlleqet ligjore dhe nevojat për përmirësimet ligjore, marrëdhënia në të cilën ligji vendos KMD me pushtetin gjyqësoretj. Gjithashtu, eksperienca u sollën edhe nga të pranishmit nga Bashkia, Inspektoriati Shtetëror i Punës, OJF-të që kanë në objekt mbrojtjen e të drejtave të grave, pedagogë etj.
Zyra e Marrëdhënjeve me Publikun