Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi priti në ambjentet e institucionit Znj.Anne Savary Zv.Drejtore e Agjensise Zvicerane për Zhvillim dhe Kooperim dhe përfaqësuesve të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Ky takim kishte në qendër të tij nisjen e një bashkëpunim të ri mes Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit për nxitjen e zbatimit të barazisë dhe mosdiskriminimit me mbështetjen financiare të Kooperacionit Zviceran në Tiranë.
Znj. Baraku e informoi Znj.Savary Mbi aktivitetin e institucionit dhe sfidat e tij në promovimin e barazisë dhe mosdiskriminimit dhe forcimin e rolit të KMD në asistencën ndaj viktimave të diskriminimit. Ajo falenderoi Kooperacionin Zviceran në Tiranë për mbështetjen e kësaj nisme të re një vjeçare që do të fokusohet në zonat e Korçës, Lezhës, Shkodrës dhe Kukësit.
Përmes këtij projekti synohet të rritet aksesi i qytetarëve tek zyra e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi nëpërmjet OJF-ve dhe organeve të qeverisjes vendore si dhe të rritet ndërgjegjësimi për Ligjin “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe zbatimin e tij të plotë nga gjithë aktorët e përcaktuar në ligj.
Sektori i Marrëdhënjeve me Publikun