omisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në kuadrin e fushatës për promovimin e të drejtave të njeriut me mbështetjen e projektit ‘Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve’, i zbatuar nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut organizoi me 13 shkurt 2013, një aktivitet të zgjeruar në Bashkinë Lushnje.
Fillimisht u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi mes Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Kryetarit të Bashkisë Lushnje. Në takimin e organizuar në ambjentet e Bashkisë u përcaktua edhe një pikë kontakti vendor si pjesë e një sistemi referimi për forcimin e luftës kundër diskriminimit. Kështu krijohen lehtësirat e nevojshme për të mundësuar komunikimin mes dy institucioneve dhe komunitetit në Bashkinë Lushnje.
Më pas u organizua një takim i gjerë me komunitetin në kuadrin e “Ditëve të Hapura” që zyra e KMD-së po realizon në bashki dhe komuna të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë takimit, znj. Baraku informoi të pranishmit mbi ligjin dhe kompetencat e institucionit. Gjithashtu u qartësuan për komunitetin rrugët dhe mënyrat për të sjellë Ankesat dhe shqetësimet pranë këtij institucioni. Specialistët e zyrës morën ankesat e qytetarëve të pranishëm.
Seksioni i Marrëdhënjeve me Publikun