– Praktikat më të mira për Integrimin e komunitetit Rom (EU) – OSCE – ODIHR
– Promovimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e pakicave në Evropën Juglindore (EU) – COE
– Iniciativa Rajonale për Arsimin Gjithpërfshirës (IE) – COE”
Në këtë konferencë u diskutua për situatën e pakicave / grupeve të cënueshme, veçanërisht e vështirë në Ballkanin Perëndimor, një rajon që ka qenë dëshmitar i konflikteve të armatosura, transformimeve politike dhe tranzicionit ekonomik në njëzet vitet e fundit. Konferenca bëri disa rekomandime për organet monitoruese lidhur me konventat e Këshillit te Europës, siç është konventa për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare (FCMN), Karta Europiane për Gjuhën e Minoriteteve (ECRML), Komisioni Europian Kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) si dhe Komisionerin e Këshillit të Europës për të Drejtat e Njeriut.
Në grupin e punës me temë: “Si të përmirësojmë implementimin e ligjit të Anti-Diskriminimit” mori pjesë si komentatore Komisioneria e Zyrës për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku. Komisioneria prezantoi disa aspekte pozitive të institucionit si: aktivitete ndërgjegjësuese dhe takime me komunitetin, realizimi i hetimeve ex-officio dhe monitorime të shoqëruara nga rekomandimet për institucionet përkatëse, kryesisht në arsim. Znj. Irma Baraku theksoi rëndësinë e këtyre projekteve rajonale për përmirësimin situatës së diskriminimit të komunitetit rom dhe egjyptian.
Në lidhje me këtë temë u theksua nevoja e fuqizimit të mënyrës së informimit dhe kapaciteteve institucionale në luftën kundër diskriminimit. Nga diskutimet u nënvizuan një sërë masash që duhen ndërmarrë në fusha të ndryshme si: punësim, strehim, edukim e shërbim shëndëtsor. Konferenca dëshmoi se Programet Rajonale mbështesin këtë proçes përmes promovimit të shkëmbimit të praktikave më të mira, duke ndërmjetësuar aktorë të ndryshëm, duke fuqizuar kapacitetet institucionale dhe të shoqërise civile në parandalimin e monitorimin e diskriminimit.
Zyra e Marrëdhënieve me Publikun