ë këtë ditë të veçantë, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dëshiron të urojë të gjithë mësuesit Gëzuar 7 Marsin. Me një nderim institucional dhe personal për ata që janë jo vetëm mësuesit, por edhe edukatorët e fëmijëve tanë, vlerësojmë rolin vendimtar që ata kanë në formimin e një brezi të ri pa paragjykime, në kultivimin e vlerave të bashkëjetesës me tolerancë dhe në respektim të diversitetit dhe barazisë.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi