Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi(KMD) është themeluar dhe funksionon në bazë të Ligjit Nr.10221 datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.

Komisionieri për Mbrojtjen nga Diskriminimi është i strukturuar në pesë drejtori:

  • Drejtoria e Pritjes së Ankesave
  • Drejtoria e Hetimit Administrativ
  • Drejtoria Juridike
  • Drejtoria Monitorimit, Raportimit dhe Komunikimit
  • Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse.

Misioni i Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi është:

  • Rritja e ndërgjegjësimit të publikut mbi diskriminimin dhe të drejtën për mundësi të barabarta.
  • Promovimi aktiv i ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” dhe rolit aktiv të KMD-së, bazuar në historitë e suksesit.
  • Intensifikimi i ndjekjes së institucioneve përgjegjëse për të siguruar zbatimin e vendimeve në një standard të lartë, përmes një sistemi të detajuar
  • Monitorimi dhe zbatimi i ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, legjislacionit kombëtar dhe konventave kundër diskriminimit nga të gjithë institucionet kryesore të Shqipërisë.
  • Forcimi dhe thellimi i marrëdhënieve aktuale kryesore me organizatat publike qeveritare dhe joqeveritare, Parlamentin, institucione të tjera të pavarura, organet e vetëqeverisjes vendore.
  • Përmirësimi i rezultateve të çështjeve dhe ndikimi i tyre përmes komunikimit më të mirë me organizatat e shoqërisë civile në mbrojtje të grupeve të ndryshme të cënueshme.
  • Hapja dhe forcimi i marrëdhënieve të reja me aktorë dhe partnerë të ndryshëm nga institucionet publike dhe private, ndërkombëtare dhe kombëtare, bota akademike, media dhe organizma të ndryshëm shoqërorë.

Objektivi i Drejtorisë Pritjes së Ankesave është administrimi i procesit të marrjes së ankesave, bazuar në nenin 33/3 të ligjit 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”; Promovimi i veprimtarisë së Komisionerit dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut përmes Zyrave Rajonale; Bashkëpunimi me organet e pushtetit vendor, Organizatat e Shoqërisë Civile; Organizatat Ndërkombëtare, në funksion të përmbushjes së misionit të KMD.Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:

    1. Asiston dhe informon ankuesin për të adresuar raste diskriminimi,
    2. Informon ankuesin pas regjistrimit të ankesës,
    3. Kontakton ankuesin për plotësim të dokumentacionit, në rast se nuk është i plotë dhe në përputhje me parashikimet ligjore.
    4. Harton dhe administron regjistrin ankesave, duke dokumentuar gjithë të dhënat dhe prentendimet e paraqitura për t’u shqyrutar nga Zyra e Komisionerit.
    5. Promovon veprimtarinë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përmes tri Zyrave Rajonale: Korçë, Shkodër dhe Fier.
    6. Organizon aktivitete sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese për njohjen dhe zbatimin e ligjit “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe punën e Zyrës së Komisionerit në këtë drejtim,
    7. Mban lidhje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme me OSHC kombëtare dhe lokale për një bashkëpunim intensiv në përbushje të misionit të përbashkët.
    8. Mban lidhje të vazhdueshme dhe bashkëpunon me pushtetin vendor, për zbatimin e vendimeve të Komisionerit, në rajonet ku veprojnë Zyrat Rajonale.

Objektivi i Drejtorisë së Hetimit Administrativ është ndjekja e procedurës së shqyrtimit të ankesave, bazuar në nenet 32 dhe 33 të ligjit 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” si dhe kryerja e inspektimeve.

Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:

  1. Shqyrtimi i ankesave të marra nga persona, grupe personash ose organizata me interesa legjitime në lidhje me pretendimet për diskriminim të ndaluara me ligj.
  2. Kryerja e seancave dëgjimore publike, duke ftuar palët dhe cdo person tjeter të
  3. Nisja kryesisht e çështjeve bazuar në informacione të besueshme për shkeljen e LMD-së.
  4. Pas shqyrtimit të ankesave bazuar në procedurën e parashikuar në LMD, përgatitja draft-vendimeve.
  5. Kryerja e hetimeve pas marrjes së informacioneve të besueshme në lidhje me shkeljen e ligjit “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
  6. Kryerja e inspektimeve në terren me qëllim kryerjen e hetimeve sa më të plota.
  7. Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime.
  8. Hartimi i raporteve të ndryshme me kërkesë të Komisionerit.

Objektivi i Drejtorisë Juridike është mbështetje dhe koordinim ligjor i gjithë veprimtarisë së punës së Institucionit të Komisionerit. Ndjekja e procedurave administrative dhe gjyqësore në kuadrin institucional.

Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:

  1. Përfaqësimi  i Komisionerit në Gjykatë.
  2. Dhënia e mendimeve me shkrim dhe opinioneve për çështje që shqyrtohen nga Gjykatat.
  3. Përgatitja e rekomandimeve për ndryshimin dhe amendimin e legjislacionit ekzistues për mbrojtjen nga diskriminimi.
  4. Ndjekja e procesit të shqyrtimit, miratimit dhe publikimit të akteve nënligjore dhe organizimi i veprimtarive të grupeve të posaçme të punës për përgatitjen e projekt-akteve.
  5. Përgatitja e urdhërave, udhëzimeve dhe çdo akti tjetër administrativ të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
  6. Përgatitja e mendimeve juridike për të gjitha projektligjet dhe projekt-aktet e dërguara në adresë të Institucionit te Komisionerit si dhe atyre të hartuara nga ky institucion.
  7. Pjesmarrja në grupe të ndryshme pune në sektorë të ndryshëm, që hartojnë strategji kombëtare dhe lokale.
  8. Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime.

Objektivi i Drejtorisë Monitorimit, Raportimit dhe Komunikimit është mbajtja dhe koordinimi i marrëdhënieve institucionale me institucione dhe organizma brenda dhe jashtë vendit, duke bashkërenduar punën me drejtoritë e KMD-së.

Funksionet kryesore të kësaj drejtorie janë:

  1. Bashkëpunimi me organizatat ndërkombëtare, institucionet kombëtare dhe OJF në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
  2. Kryerja e monitorimit të zbatimit te Konventave te Ratifikuara nga RSH, Strategjive dhe Planet Kombëtare te Veprimit.
  3. Hartim projektesh në bashkëpunim me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë.
  4. Kryerja e studimeve shkencore, sondazheve dhe anketimeve në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi dhe finalizimi me botime dhe publikime.
  5. Organizim i veprimtarisë ndërgjegjësuese të aktiviteteve të Institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
  6. Komunikim me median për vizibilitetin e KMD-së, si dhe përditësimi i faqes Web të institucionit dhe komunikimi i tij në rrjetet sociale.
  7. Komunikimi dhe koordinimi ndërinstitucional, në kuadër të funksionit kryesor të KMD-së.
  8. Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime

Objektivi i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse është garantimi i mbarëvajtjes administrative, teknike, ligjore dhe financiare për funksionimin normal të institucionit në bashkëpunim me njësitë e krijuara sipas legjislacionit përkatës. Kjo drejtori ndihmon në koordinimin e aktiviteteve në mënyrë që të arrihet sinergjia e duhur ndërmjet drejtorive me qëllim arritjen e objektivave në mënyre eficente dhe efikase, si dhe zhdërvjellson të gjitha operativitetet.

Funksionet kryesore të Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse janë:

  1. Kontrolli, respektimi i ligjit dhe të rregullave të funksionimit të brendshëm të Institucionit të Komisionerit.
  2. Zbatimi dhe ndjekja e të gjitha procedurave ligjore në lidhje me marrjen në punë të personelit, përgatitjen e kontratave, dhënien e ndihmës në zhvillimin profesional të personelit të Zyrës, zhvillimin dhe zbatimin e një sistemi të rishikimeve vjetore të performancës, zhvillimin e masave disiplinore dhe ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
  3. Ndjekja dhe bashkërendimi i veprimtarive për përmbushjen e procedurave dhe planifikimin e kërkesave buxhetore të Institucionit të Komisionerit, asistimin e Komisionerit në përgatitjen e buxheteve vjetore, rishikimeve vjetore të buxheteve dhe përgatitjen e dokumenteve për dhe në bashkëpunim me kontrollet financiare të Institucionit kur ka të tilla.
  4. Realizimi i veprimtarive financiare të Institucionit të Komisionerit, si dhe hartimi i pasqyrave financiare vjetore, rakordimin dhe përgatitjen e situacioneve progresive me degën e thesarit mbi shpenzimet dhe të ardhurat si dhe kontabilizimin e likuidimin në përputhje me dispozitat ligjore përkatëse.
  5. Prokurimi i fondeve buxhetore, duke zbatuar kërkesat e ligjit “Për Prokurimin Publik”, dhe gjithë legjislacionin në fuqi.
  6. Përgjigjet për zhvillimin, vënien në funksionim dhe mirëmbajtjen e sistemeve të IT që janë të nevojshëm për të siguruar funksionimin me efiçencë të institucionit. Kujdesjen për funksionimin e mjeteve të komunikimit, si dhe përmbushjen e shërbimeve të tjera të nevojshme për veprimtarinë e strukturave të Institucionit të Komisionerit.
  7. Administrimi, inventarizimi dhe mirëmbajtja e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të zyrës së Komisionerit.
  8. Mbajtja, ruajtja dhe protokollimi i korrespondencën se nisur sipas porosive të Komisionerit.
  9. Krijon regjistra, ruan dhe mirëmban të gjithë dokumentacionin sipas ligjit “Për arkivat”.
  10. Marrja pjesë dhe dhënia e kontributit në grupet e punës, seminare, trajnime.