Më datë 23 prill 2012, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi në bashkëpunim me Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) organizuan tryezën:
“Prezantimi i Planit Strategjik 2012-2015 dhe Planit të Veprimit për vitin 2012 të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”.
Plani Strategjik 2012-2015 dhe Plani i Veprimit për vitin 2012 për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi është dokumenti bazë mbi të cilin do të mbështetet veprimtaria e Zyrës së Komisionerit. Hartimi i Planit Strategjik 2012-2015 dhe Planit të Veprimit të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) ku u realizua përmes një procesi gjithpërfshirës konsultimi me institucionet shtetërore, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorë të ndryshëm të shoqërisë civile.
Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi Znj. Irma Baraku përshëndeti dhe falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe të gjithë aktorët që kontribuan në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.