Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ishte pjesë e një projekti në muajin Maj dhe Qershor ku së bashku me Organizatën “Të Ndryshëm & Të Barabartë” në bashkëpunim me Zyrën e Koordinatorit Kombëtar dhe Koalicionin Kombëtar të Strehëzave Anti –Trafik/ Ministria e Brendshme kanë ndërrmarë një fushatë sensibilizimi në kuadër të projektit me titull: “Respektimi i të Drejtave të Viktimave të Trafikimit në Shqipëri – Ti japim Fund stigmës”
Me këtë projekt tenton tëpërmirësojëtë drejtat e viktimavetë trafikimitnë Shqipëri, dhe luftojë stigmën e vazhdueshme dhe të egër me të cilin ato përballën gjatë procesit të tyre të riintegrimit në shoqërinë shqiptare. Projekti u shtri në tre qytete TIRANË, VLORË DHE ELBASAN. U trajnuan tre target grupe, Nxënësit e shkollave (4 shkolla të mesme në çdo qytet), Komunitete të ndryshme dhe punëdhënësit.
Zyra e Komisionerit përveç ndërgjegjësimit dhe njohjen me ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dha një kontribut të rëndësishëm në sensibilizim në kuadër të këtij projekti dhe për dhënien fund të stigmës për viktimat e trafikimit. Nga Zyra e Komisionerit pjesë e projektit ishin dy Specialistet e Drejtorisë së Procedurave dhe Marrëdhënieve me Jashtë: Blerina Pirani dhe Amarda Çoku.
Projekti u përmbyll me një aktivitet në Hotel Doro City, në datën 28 Qershor 2012, ku dhe u dhanë mesazhe për dhënien fund të stigmës.
Respektimi i të Drejtave të Viktimave të Trafikimit në Shqiperi – Ti Japim Fund Stigmës