Aktivitete Ndërgjegjësuese

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi takohet me Drejtoreshën e PNUD

 Me datën 24.07.2012 Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Zj. Irma Baraku priti në ambjentet e këtij institucioni Drejtoreshën e PNUD për Shqipërinë, zj. Yesim M. Oruc Kaya.
Zj. Baraku einformoi  Zj. Yesim M. Oruc Kaya mbi aktivitetin e institucionit, natyrën e çështjeve të trajtuara, vendimet e dhëna dhe qëndrimin e subjekteve ndaj këtyre vendimeve. U ritheksua vëmendja e Zyrës së Komisionerit ndaj grupeve të veçanta të cilat janë potencialisht më të rriskuara nga sjelljet diskriminuese. Komisionerja falenderoi PNUD për mbështetjen e dhënë që në fillim të krijimit të këtij institucioni dhe për fushat ku ky bashkëpunim vazhdon diskriminimin për shkaqe gjinore, aftësinë e kufizuar apo komunitetin rom.
Zj. Yesim M. Oruc Kaya vlerësoi punën e institucionit dhe shprehu qëndrimin e saj pozitiv për një vazhdim të bashkëpunimit në të ardhmen.

                                                                        Sektori i Marrëdhënieve me Publikun 

Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi takohet me Drejtoreshën e PNUD