Aktivitete Ndërgjegjësuese

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Znj. Irma Baraku pret Z. Nils Muižnieks , Komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Znj. Irma Baraku priti sot me datë 05.09.2012 në ambientet e institucionit të Komisionerit, Z. Nils Muižnieks , Komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës.
Fillimisht, Komisioneri u ndal në një përshkrim të përgjithshëm të aktivitetit të Zyrës së Komisionerit dhe ngritjen institucionale. Aktiviteti i Zyrës është i fokusuar në dy drejtime:

1.     Trajnimin e stafit të Komisionerit;
2.     Krijimin dhe konsolidimin e marrëdhënieve me institucionet e tjera dhe Organizatat Jofitimprurëse, që ushtrojnë aktivitetin në mbrojtjen e të drejtave të Njeriut.  Zyra e Komisionerit, përveç ankesave të ardhura nga subjektet e parashikuar në ligj, i jep një rëndësi të veçantë edhe hetimeve me nismën e vet (ex-officio), pas marrjes së informacioneve nga media dhe OJF-të. Kjo edhe për faktin se duke qenë një institucion relativisht i ri, ndërhyrja në rastet kur dyshohet për diskriminim është e nevojshme. Ky fakt u vlerësua nga Z. Nils Muižnieks. Gjithashtu,  Komisioneri për të Drejtat e Njeriut u njoh me Planin Strategjik dhe Planin e Veprimit të Zyrës së Komisionerit, I cili shtrihet në një afat 3 vjeçar. Komisioneri theksoi se në këto dokumente, grupet vulnerabël që gëzojnë një mbrojtje të veçantë dhe që janë të parashikuar në mënyrë të shprehur në objektivat e ardhshëm strategjik janë:

1.  Komuniteti LGBT
2.  Komuniteti Rom
3.  Personat me Aftësi të Kufizuara
4.  Gratë

Pas kësaj, fokusi I diskutimeve u përqendrua tek çështjet që ka trajtuar Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sipas fushave dhe shkaqeve të diskriminimit.
Së fundmi, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut shprehu konsideratën e tij për zhvillimet institucionale si dhe angazhimin e Tij për të mbështetur institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi Znj. Irma Baraku pret Z. Nils Muižnieks , Komisioner për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës