Aktivitete Ndërgjegjësuese

Nis fushata për Mbrojtje nga Diskriminimi, iniciuar nga Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi, Bashkia Gjirokastër, projekti i OSBE/ODIHR: “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve”

Me qëllim mbrojtjen nga diskriminimi, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD) së fundmi ka nisur një fushatë për promovimin e të drejtave të njeriut me mbështetjen e projektit të OSBE/ODIHR Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve (PMIR). Si pjesë e fushatës u organizua “Dita e Hapur” me qytetarët në bashkinë Gjirokastër në datën 27 nëntor 2012, ditë kjo në të cilën Komisionerja së bashku me stafin e saj zhvilloi takime me komunitetet në risk diskriminimi si romët, egjyptianët, LGBT-të, gratë, përsonat me aftësi të kufizuara, të moshuarit etj.Në vijim të këtyre takimeve Znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi së bashku me Z. Flamur Bime nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e sistemit të referimit për mbrojtje nga diskriminimi në nivel lokal, duke përcakruar një pikë fokale për këtë qëllim pranë administratës së bashkisë.“Diskriminimi duhet luftuar dhe njerëzit kanë të drejtë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Kjo fushatë nuk është vetëm për të rritur ndërgjegjësimin rreth diskriminimit, por gjithashtu  për të informuar ata të cilët kanë përjetuar diskriminim se si të reagojnë, në mënyrë që të drejtat e tyre të respektohen” tha Znj. Baraku. “Në rast se dikush ndihet viktimë, ai/ ajo duhet ta dijë se dyert tona janë të hapura”.Përveç “Ditëve të Hapura” si dhe fushatës derë-më-derë organizuar nga aktivistë romë, një spot televiziv mbi ligjin dhe mekanizmat e mbrojtjes nga diskriminimi po përgatitet nga KMD me mbështetjen e projektit të OSBE/ODIHR Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve.PMIR është një projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian, me mbështetjen e shteteve pjesëmarrëse të OSBE-së, i cili zbatohet nga Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). Qëllimi i projektit është të kontribuojë në integrimin e romëve, duke reflektuar në angazhimet e shteteve në rajon, si shtete anëtare të OSBE-së dhe në përpjekje për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Nis fushata për Mbrojtje nga Diskriminimi, iniciuar nga Komisioneri për Mbrojtje nga Diskriminimi, Bashkia Gjirokastër, projekti i OSBE/ODIHR: “Praktikat më të Mira për Integrimin e Romëve”