Në vazhdim të implementimit të projektit të mbështetur nga PNUD “ Mbi implementimin e barazisë gjinore” dhe Programin kundër dhunës me bazë gjinore”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, organizoi takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe komunitetit në Bashkitë Sarandë e Përmet.
“Organet e pushtetit vendor janë një partner shumë i rëndësishëm për të luftuar diskriminimin ndaj çdo individi, sepse janë ato që realizojnë kontaktet më të shpeshta me qytetarët. Vendosja e bashkëpunimit mes institucioneve tona, do të jetë një hap shumë i rëndësishëm, për të respektuar parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit”- tha Znj. Baraku.
Në takimet me komunitetin u dhanë informacione të shumta mbi mënyrat e mbrojtjes së individëve, dhe sidomos të grupeve më vulnerabël nga sjelljet diskriminuese dhe rrugët për tu ankuar pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Specialistë nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, morën ankesat e çdo individi të pranishëm, duke lehtësuar kështu komunikimin e qytetarëve me këtë institucion.