Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbështetjen e Programit te Kombeve te Bashkuara për Zhvillimin (UNDP), zhvilloi takime me autoritetet vendore dhe qytetarët e Librazhdit me datën 25 Mars 2013.
Komisioneri Irma Baraku dhe Kryetari i Bashkisë Librazhd Shefki Çota lidhën marrëveshje bashkëpunimi mes dy institucioneve duke formalizuar tashmë këtë bashkëpunim. KomisioneriaBaraku u shpreh me besimin se ky bashkëpunim do jetë shumë i dobishëm, duke i ardhur në ndihmë si pushtetit vendorë ashtu dhe grupeve vulnerabël.
Gjatë takimeve të zhvilluara me qytetarët Komisioneri informoi ata për të drejtat që u burojnë nga Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Gra e burra, të moshuar, të rinj e të reja, persona me aftësi të kufizuara, pjesëtarë të komuniteteve rome dhe egjiptiane të këtij qyteti u takuan me Komisionerin Irma Baraku për të dëgjuar shpjegimet e saj dhe të eksperteve që e shoqëronin, lidhur më format e ndryshme që mund të marrë diskriminimi për njerëz të ndryshëm, përfshi edhe diskriminimin gjinor. Pjesë e këti takimi ishin:Pjesëmarrës nga policia dhe shoqëria civile.
Në takime u diskutua edhe rreth mbështetjes që KomisioneriBaraku mund të ofrojë për qytetarët që kanë pësuar diskriminim, si dhe se si mund t’i drejtohet çdo qytetar e qytetare institucionit të Komisionerit për të kërkuar dhe vënë në vend të drejtat e veta të shkelura.
Në këto bashkëbisedime të hapura mes Komisionerit dhe qytetarëve të Librazhdit, ata patën mundësi të bëjnë pyetje lidhur me diskriminimin, të njihen më mirë me të drejtat e tyre si dhe të marrin një këshillim të drejtpërdrejtë për të përpiluar dhe paraqitur ankesa në rast diskriminimi.
Gjithashtu gjatë takimit me qytetarët dhe me shoqërinë civile u lidh dhe një marrëveshje bashkëpunimi me shoqatën “ Jemi dhe Ne”.
25 Mars 2013.Komisioner takon Kryetarin e Bashkisë Librazhd dhe Komunitetin.
27
May