Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mori pjesë në një seminar të organizuar nga Komisioni Europian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI) me Institucionet e Specializuara, të cilat mbrojnë qytetarët nga sjelljet diskriminuese seminarin me temë “Roli i Institucioneve të Specializuara në këshillimn e autoriteteve legjislative dhe ekzekutive dhe aktorëve të tjerë”.
Ky seminar u përqëndrua në një sërë tematikash si:hapat që duhet duhet të ndërmarrin institucionet e specializuara dhe mbështetja nga aktorët e tjerë për të bërë më efektive punën e tyre në lidhje me ndryshimet legjislative; rritja e aftësive të institucioneve të specializuara në këshillimin e e punëdhënësve dhe punëmarrësve, sindikatave dhe ofruesve të shërbimeve, përmes praktikave të mira; domosdoshmërinë e bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe aktorët e tjerë, barrierat e ndeshura në stimulimin e një veprimtarie më efektive në lidhje me barazinë dhe mosdiskriminimin.
Në grupet e punës të organizuara sipas tematikave të mësipërme Komisionerja bëri prezent aspektet positive nga puna e KMD-së (trajnimin e dhomave të tregtisë, bashkëpunimi dhe trajnimi i OJF-ve dhe institucioneve vendore mbi çështjet e diskriminimit), rekomandimet legjislative dhe sfidat për realizimin e tyre.
26-27 Maj 2016.Roli i Institucioneve të Specializuara në këshillimn e autoriteteve legjislative dhe ekzekutive dhe aktorëve të tjerë
27
May