Më datë 26.11.2015 ora 12:00, Znj. Irma Baraku Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, priti në ambjentet e këtij institucioni një grup kolegësh nga Rusia, Shqipëria e Kosova. Ky takim u organizua në bashkëpunim me Civil Rights Defenders në kuader të vizitës studimore për të shkëmbyer përvojat e punës në garantimin e barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi.
Gjatë takimit u prezantua Ligjit Nr .10 221,“ Për Mbrojtjen nga Diskriminimi ” dhe eksperiencën e institucionit gjatë këtyre pesë vjetëve. Kolegët morën një informacion të përmbledhur në lidhje me kompetencat e Komisionerit , studimeve e monitorimeve, rekomandimeve legjislative, proçeseve gjyqësore, format e realizimit të ankesës, formulari i ankimit, ankesa online, tipologjia e ankesave dhe vendimet e Komisionerit .
Znj. Vilfrida Bushati, Drejtore e Drejtorisë së Hetim –Inspektimit, shpjegoi në mënyrë të detajuar proçedurat e ankesave dhe trajtimit të rasteve të diskriminimit, shkeljet e pretenduara duke dhenë shembuj të rasteve të shqyrtuara nga KMD.
Znj. Irida Troshani, Përgjegjëse e Sektorit të Marrëdhenieve me Publikun shpjegoi mënyrën e pritjes së ankesave dhe rrugët për bërjen e ankesave në sektorin e marrëdhenieve me publikun.