Aktivitete Ndërgjegjësuese

Punësimi i romëve dhe egjyptianëve përmes programit të nxitjes së punësimit​

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda mori pjesë në takimin me temë: “Punësimi i romëve dhe egjyptianëve përmes programit të nxitjes së punësimit”, të organizuar nga Lëvizja Rinore Egjyptiane & Rome dhe mbështetjen e Fondacionit për Shoqërinë e Hapur (OFSA), ku morën pjesë përfaqësues të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, Zyrës së Punës Elbasan, Inspektoriati Shtetëror i Punës, Inpektoriati i Punës në Elbasan.

Në këtë takim u diskutua në lidhje me ofertat e punës, efektivitetin e zyrave të punësimit, kushtet e punës nga punëdhënësit, qasja në kurset e formimit profesional në lidhje me komunitetin rom dhe egjyptian.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda garantoi pjesëmarrësit në këtë takim dhe përfaqësuesit e komunitetit se institucioni që përfaqëson do të përdorë të gjitha mekanizmat ligjorë për zbatimin e parimit të mundësive të barabarta dhe të trajtimit të barabartë të njerëzve në çështjet e punësimit dhe marrëdhëniet gjatë punës.