Aktivitete Ndërgjegjësuese

Ditët e Hapura kundër diskriminimit në Korçë

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës kundër diskriminimit, organizoi takimin e radhës të nismës

“Ditët e Hapura kundër diskriminimit” në Korçë.

Në formën e një maratonë ndërgjegjësuese për t’iu bashkuar nismës “Jo Diskriminimit dhe Pro Barazisë” morën pjesë në një vrapim nxënës të shkollave të mesme dhe përfaqësues të institucioneve publike.

I pranishëm në aktivitet ishte z. Claus Neukirch, Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe znj. Benila Themeli, Nënkryetare e Bashkisë së Korçës.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi z.Gajda në fjalën e tij përshëndetëse vuri në dukje “rëndësinë e përfshirjes së moshave të reja në betejën kundër Diskrimimit sepse pranimi i të gjithë njerëzve ashtu siç janë pavarësisht grupeve që i përkasin, për mundësi të barabarta është një betejë e jona si shoqëri”.

Qëllimi i fushatës është rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë mbi dëmet që diskriminimi dhe përjashtimi i grupeve të cënueshme i shkakton shoqërisë, ndërsa në të njëjtën kohë informoi mbi punën e Komisionerit.

Aktivitetet janë pjesë e një fushate ndërgjegjësimi mbarëkombëtare kundër diskriminimit.