Aktivitete Ndërgjegjësuese

Tiranë. 18/05/2018 “Deklaratë për Shtyp”

Tiranë. 18/05/2018

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi nisur nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur brenda dhomave të sigurisë në Komisariatin e Korçës, ku shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, pjesëtar i komunitetit egjiptian, humbi jetën në rrethana ende të pazbardhuara inkurajon organet ligjzbatuese të hetojnë ngjarjen me përparësi dhe të informojnë për ecurinë e saj.

Përfaqësues të Komunitetit egjyptian në Korçë kanë adresuar menjëherë shqetësimin tek Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskrimimi për pretendimin e një ngjarje të motivuar nga jotoleranca ndaj grupeve të caktuara në shoqëri.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi garanton komunitetin egjiptian dhe opinionin publik për ndjekjen hap pas hapi të kësaj çështje, me instrumentet ligjore, deri në zbardhjen e plotë të saj.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Robert Gajda