Lajme

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, z. Robert Gajda priti në një takim drejtoreshën e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb

.
Komisioneri Gajda informoi znj.Eltayeb për ecurinë e zyrës së KMD për 2019, jo vetë në Tiranë, por edhe në zyrat rajonale për të luftuar diskriminimin dhe promovuar barazinë në shoqëri🇦🇱️.
Nga ana e saj, drejtoresha e UNDP-së, znj. Limya Eltayeb vuri në dukje rolin nxitës së KMD dhe punën e përbashkët për të rritur pjesëmarrjen e komunitetit rom dhe egjiptian në proceset e zhvillimit gjithëpërfshirës në institucionet publike në vend.
Komisioneri Gajda garantoi përfaqësuesin e lartë të UNDP për vëmendjen maksimale për mbrojtjen dhe forcimin e të drejtave të Njeriut në vend, ku së shpejti do të dalë për publikun edhe raporti📑 i i cili ka për qëllim të sjellë në vëmendje, nevojën për një kuptim të drejtë të diskriminimit, për identifikimin, adresimin dhe gjykimin e tij, në mënyrë që të rritet efektiviteti i parandalimit dhe mbrojtjes prej tij